"Kthimi" i Kastriot Abdylit premierë ndërkombëtare në Gjermani

  • 12 September 2018 - 15:58

F ilmi i metrazhit të gjatë "Kthimi" nga Kastriot Abdylit, do të jetë në konkurrencë zyrtare në Oldenburg 'International Film Festival' në Gjermani, që do të mbahet nga data 12 deri më 16 shtator 2018. Kritiku i filmit Chris Gore, në shkrimin e tij në "Ultimate Film Festival Guide", si dhe "Sundance gjermane' nga Variety, Hollywood Reporters, e cilë- son në mesin e pesë Festivaleve më të mira te filmave te pavarur. Në filmin "Kthimi" trajtohet migrimi si fenomen te populli shqiptar, si dhe kontradiktave që sjell integrimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare. Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë, i subvencionuar nga Qendra Kinomatografike e Kosovës dhe është realizuar nga "Dardania Film" - Shkup dhe "Shkupi Film" Prishtinë.

 

(Kosova Sot)