Thesaret e fshehura të Shqipërisë mbërrijnë në Peshtan

  • 12 September 2018 - 17:14
Thesaret e fshehura të Shqipërisë mbërrijnë në Peshtan

Vrapues profesionistë nga shumë vende të botës nën logon "Thesaret e fshehura të Shqipërisë" arritën ditën e pardjeshme në Peshtan. Xavi nga Spanja ishte fitues i turit nga Buzi në Peshtan. Në vend të dytë ishte Vincent Riviore nga Franca dhe në vend të tretë Micheal Traub nga SHBA. Vrapuesit do të akomodohen në Peshtan në shtëpitë e banorëve dhe sot do të vazhdojnë rrugëtimin në zemër të Zagories, duke vazhduar më pas në Libohovë Mesopotoam deri në Butrint. Këtë vit në Tepelenë ka pasur një numër relativisht të lartë turistësh, krahasuar kjo me një vit më parë, të cilët kanë qenë kryesisht sportistë të apasionuar pas ngjitjeve në mal, ecjeve në shtigje të vjetra.

 

(Kosova Sot)