Vdes regjisori i famshëm i filmave horror, Wes Craven

  • 31 August 2015 - 10:06
Vdes regjisori i famshëm i filmave horror, Wes Craven

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare regjisori amerikan Wes Craven, i famshëm për filmat e tij horror. Sipas mediave amerikan, 76-vjeçari ka vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles ditën e diel, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Raven ka shkruar “Nightmare on Elm Street” (Makth në Rrugën Elm) në vitin 1984. Regjisori i filmave horror, është edhe krijuesi i sagës “Scream”, që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë dollarë në SHBA.

Filmi i tij i parë është “The Last House on the Left”, në vitin 1972. “Jam përpjekur të bëj filma që nuk janë parë më përpara, dhe kam realizuar ëndrrën time”, është shprehur Craven në një intervistë.

Aktorja Courtney Cox shkruan për regjisorin: “Sot, bota humbi një njeri të madh, shoku dhe mentori im, Wes Craven. Ngushëllime për familjen e tij”, transmeton Shekulli.

Një tjetër aktore e filmit “Scream”, Rose McGowan shkruan: “Faleminderit që ishe një njeri kaq i mirë dhe një nga më burrat më të zgjuar që kam njohur”.