ARTISTI MISTERIOZ QË KTHEN MAKTHET NË PIKTURA

  • 16 September 2018 - 13:42
ARTISTI MISTERIOZ QË KTHEN MAKTHET NË PIKTURA

Gazetari i medies britanike "Vice" ndoqi blogun e një artisti dhe u përpoq të lidhej me të, për një intervistë. Çuditërisht, piktori shfaqi një mungesë interesi për t'u takuar e për t'u bërë i njohur. Megjithatë, ai pranoi të bëjë një intervistë me email me gazetarin, por përgjigjet e pyetjeve dolën që ishin po aq misterioze sa dhe vetë artisti në fjalë. Kur iu kërkua të tregonte diçka për veten, artisti u përgjigj: "Jam nga Rusia. Jam mashkull. Mosha ime është më e madhe se mesatarja". Pyetja: "Si hyre në botën e pikturës? Ke studiuar arte?" Përgjigjja: "Jam ende analfabet, sidomos në art". Pyetja: "Çfarë të duket kaq tërheqëse te makabrja?" Përgjigjja: "Kuptimi që kam unë për makabren është ndryshe. Nuk më duket tërheqëse, as e neveritshme". Interesant, apo jo?

 

(Kosova Sot)