DOMINON MUZIKA REP

  • 16 September 2018 - 15:23
DOMINON MUZIKA REP

Reperët Drake dhe Cardi B dominojnë në listën e nominimeve për shpërblimet muzikore amerikane (AMA), me nga tetë nominime në kategoritë pop-rok dhe rep-hiphop. Drake është nominuar për shpërblimin më prestigjioz të artistit të vitit, për të cilin do të luftojë kundër konkurrentëve Taylor Swift, Ed Sheeran, "Imagine Dragons" dhe Pos Malone. Në kategoritë rep-hip-hop dhe pop-rok, Drake hyn në garë edhe në kategorinë e performuesit më të mirë mashkull, atë të albumit më të mirë dhe këngës më të mirë "God's Plan". Reperi XXXTentacion, i cili është vrarë në qershor të këtij viti, është nominuar në kategorinë e performuesit të ri më të mirë.


(Kosova Sot)