"BBC PROMS" KTHEHET NË DUBAI NË VITIN 2019

  • 16 September 2018 - 15:25

Pas një debutimi të suksesshëm në vitin 2017, "BBC Proms Dubai" do të kthehet në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të vitit 2019 me një program të repertorit klasik tradicional, muzikës britanike dhe komisioneve të reja. Festivali do të zhvillohet nga 19 deri 22 mars të vitit 2019, duke filluar me premierën botërore të një vepre të re të kompozitorit britanik-libanez, Bushra El-Turk. 'Përgjatë tërë karrierës kam shpresuar që muzika ime të jetë pikë bashkimi midis kulturave', thotë El-Turk. 'Ndihem krenar që, si kompozitor me trashëgimi britanike dhe të Lindjes së Mesme, jam zgjedhur për të prezantuar këto kultura me anë të veprës sime "Tmesis". 

 

(Kosova Sot)