Ekspozitë për Historinë e Skënderbeut nga lindja deri pas vdekjes

  • 17 September 2018 - 16:05
Ekspozitë për Historinë e Skënderbeut nga lindja deri pas vdekjes

Piktori Vangjel Gjikondi thotë se kjo punë është realizuar në një hark kohor 10-vjeçar, kurse është frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun

Historia e Skënderbeut realizuar në pikturë për publikun vjen në ekspozitën me veprat e piktorit Vangjel Gjikondi. Janë 60 vepra në pikturë, që prezantohen për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Punë të realizuar në një hark kohor 10- vjeçar, por që sipas piktorit janë frymëzuar nga historiani Marin Barleti, Fan Noli apo dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për Skënderbeun. 

Pjesë të fondit të galerisë së piktorit

Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga Pjesë të fondit të galerisë së piktorit Piktori i njohur Vangjel Gjikondi tregon se cikli me tablotë për heroin kombëtar përfshin periudhën nga indja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Piktori Gjikondi, i cili këto vepra i ka dhe pjesë të fondit të galerisë së tij, tregon se puna ka nisur që në vitin 2008, por vetëm pas dhjetë vitesh arriti t'i ekspozojë pikturat. Ekspozita për publikun vjen nga bashkëpunimi i MHK dhe Ministrisë së Kulturës me galerinë "Gjikondi", në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Ekspozita "Historia e Skënderbeut" (...1405-1487...) prej vitesh ka qenë në vëmendjen e piktorit Vangjel Gjikondi. 

Ekspozita dhe institucionet

Në vepra pikture të realizuar në vaj, piktori Vangjel Gjikondi sjell historinë e Skënderbeut, por tregon se më përjashtim të sallës së ekspozimit gjithçka tjetër është bërë prej tij. Me aktivitetin e tij piktori Vangjel Gjikondi prej vitesh vijon me ekspozita edhe jashtë vendit. Ai tregon se që nga 1999 ka hapur galerinë e tij, por tregu ka probleme. "Vijoj aktivitetin me piktura në galerinë "Gjikondi", e kam hapur që në vitin 1999 dhe vijoj akoma. Ka pasur dhe të tjerë që kanë hapur galeri arti dhe i kanë mbyllur sërish, por unë vazhdoj me punën time. Krizë ka me galeritë, por varet dhe sesi e krijon klientelën artisti. Unë vetë kam aktivitete, kam shumë ekspozita që kam hapur në vende jashtë Shqipërisë", shprehet piktori Vangjel Gjikondi. Ekspozita "Historia e Skënderbeut" do të qëndrojë për publikun deri më datë 25 shtator në MHK.

 

(Kosova Sot)