Drama me pengjet në Amerikën Jugore

  • 17 September 2018 - 18:14
Drama me pengjet në Amerikën Jugore

Ndër aktorët më mbresëlënës është aktorja nga Guatemala, Maria Mercedes Coroy

Ekranizimi i romanit të Ann Patchett sjell në rolet kryesore aktorët Julianne Moore dhe Ken Watanabe, të përfshirë në një dramë me pengje, në një vend të papërmendur të Amerikës Jugore 

Amund ta bëni një film simpatizues rreth terroristëve racorë në botën e tashme? Kjo pyetje me gjasë do ta ketë munduar bërësit e filmit "Bel Canto", e cila mund të shpjegojë pse versioni filmik i romanit të njohur të shkrimtares Ann Patchett ka pritur gati dy dekada që të vijë në ekran. Libri ishte botuar në vitin 2001, pak para sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Libri ishte frymëzuar nga një krizë reale e pengjeve, e cila ndodhi në Peru në vitin 1996. Por, kur u sulmua vet SHBA-ja, ndryshuan të gjitha rregullat. 

Një ekip i madh, ultikulturor i aktorëve

Producentja Caroline Baron e përshtati librin në vitin 2002 dhe, përkundër asaj se filmi nuk është i përkryer, ia ka vlejtur pritjen. Një ekip i madh, multikulturor i aktorëve - i kryesuar nga aktorja fituese e çmimit Oskar, Julianne Moore - e sjell këtë rrëfim fascinant në jetë, por tematika mund të jetë ende tepër shqetësuese, sa për të pritur ndonjë fitim më të madh nga 'box-office'. Moore luan rolin e Roxane Coss, një këngëtareje të njohur të operës, e cila pranon që të udhëtojë në një vend të paemërtuar të Amerikës jugore, për të performuar në një darkë diplomatike. Një industrialist japonez (Ken Watanabe) i cili kryeson një marrëveshje biznesi, ka kërkuar praninë e saj, për shkak se admiron talentin që ajo ka. Por, ende pa e mbaruar mirë performancën e saj, Roxane gjendet në një situatë kur ndeja invadohet nga një bandë e rebelëve të armatosur, e cila merr peng tërë grupin, për të kërkuar lirimin e të të burgosurve politikë. Rebelët kishin shpresuar ta kapnin edhe presidentin e vendit, por ai nuk kishte shkuar në këtë ndejë, meqë nuk donte që t'i ikte seria e tij e preferuar në TV.  

Momentet humoristike në film

Ky aspekt makabër komik, i marrë direkt nga romani, është tregues i qasjes jo relevante, të marrë nga skenaristi/regjisori Paul Weitz dhe nga bashkë-skenaristi Anthony Weintraub. Ka edhe momente tjera humoristike, derisa filmi gradualisht zgjeron qëllimin dhe na prezanton personazhe tjera të shumta, duke përfshirë edhe ambasadorin francez (Christopher Lambert), një negociator gjerman (Sebastian Koch) dhe një biznesmen rus (Olek Krupa), bashkë me rebelët. Personazhet shpesh kanë probleme me komunikim, kështu që një përkthyes japonez, i sjellë nga magnati dhe i luajtur nga Ryo Kase, ka një rol thelbësor në dramë. Weitz ka bërë mirë kur ka vendosur që personazhet të flasin në gjuhën e tyre në momente adekuate, prandaj pjesa më e madhe e filmit është me titra. Tema e ndërveprimit multikulturor mbetet aktuale, ndoshta më së shumti tani, gjatë epokës së Trumpit. Performancat e aktorëve janë të shkëlqyeshme. 

Roli i rebeles

Njëri ndër aktorët më mbresëlënës është aktorja nga Guatemala, Maria Mercedes Coroy, të cilën kemi pasur rastin ta shihnim në rolin kryesor në filmin "Ixcanul" pak vjet më parë. Në filmin për të cilin e kemi fjalën ajo luan rolin e një rebeleje. Watanabe ka një prezencë impozante dhe Moore performon me ngrohtësinë dhe aftësitë e saj të rëndomta. Derisa vazhdon kriza e pengjeve, performancat e saj muzikore ndihmojnë që të afrohen fraksionet kundërshtare. (Ylli i operës Renee Fleming e ka huazuar zërin). Nga jeta reale e dimë se palët e kundërta në një rrëmbim mund të zhvillojnë simpati midis veti, gjatë kohës së intimitetit të imponuar.

 

(Kosova Sot)