Destinacioni kryesor për kandidatët e 'Oskarit'

  • 18 September 2018 - 08:56
Destinacioni kryesor për kandidatët e 'Oskarit'

Fjalë të mira u dëgjuan rreth filmit të regjisorit Steve McQueen, "Widows", një triler kriminalistik

Derisa Steve McQueen dhe Barry Jenkins udhëheqin pritjet për 'Oskar', ishte filmi bizar i fantazisë shkencore i regjisores veterane, Claire Denis, ai që ra në sy


F estivali ndërkombëtar i filmit në Toronto është një çështje gjithnjë e më atraktive, me premiera të mjaftueshme botërore nga autorë të famshëm, saqë është interesant jo vetëm për kritikët, por edhe për vizituesit e rastësishëm të kinemave. Ky festival i filmit është destinacion kryesor për kandidatët e 'Oskarit' që hapen në qarkun e festivalit (që zhvillohet menjëherë pas Venedikut dhe pas festivalit prestigjioz, edhe pse më pak të njohur, Telluride). 

E veja e kriminelit Festivali mund të jetë një makinë ekstravagante, por vetë ekstravaganca është aq e brishtë, sa një balon çamçakëzi. Fjalë të mira u dëgjuan rreth filmit të regjisorit Steve McQueen, "Widows", një triler kriminalistik të udhëhequr nga femra, i bashkë-shkruar nga regjisori, bashkë me autorin e "Gone Girl", Gillian Flynn, dhe me një ngjarje që zhvillohet në rrugët kryesore të "South Side" të Çikagos. Viola Davis është Veronica, e veja e kriminelit të luajtur nga Liam Neeson, Harry Rawlings dhe trashëgimtare e një borxhi të konsiderueshëm. Filmat e mëparshëm të McQueen ishin elegantë dhe të zymtë, dhe të interesuar për mënyrën se si trupat ushtrojnë dhunë, por nuk i nënshtrohen asaj, derisa vet dhuna është e shkaktuar nga shoqëria dhe shteti. Artisti-regjisori ka bërë një film pothuajse të pavlerë, për ta shoqëruar konsumimin e kokoshkave, me një ndjenjë humori të zymtë, duke u kënaqur me pompimin e adrenalinave, copat e makinave dhe paroditë me sapun të politikanëve të ndyrë. Ky ndoshta është një vlerësim paksa i tepruar dhe i nxitur, megjithatë është emocionuese ta shohësh McQueen-in duke u argëtuar kaq shumë. Nga ana tjetër, kam diçka tjetër për të thënë për filmin e ri të Barry Jenkins-it. Adaptimi i tij i romanit të James Baldwin, të vitit 1974 me titull "If Beale Street Could Talk", u pranua me reagime të ndryshme, por unë nuk mund të lidhesha fare me të. Një melodramë e hartuar me kujdes në lidhje me dy të dashuruar në Harlem, kjo ngjarje, paksa klishe, më ka lënë çuditërisht "të ftohtë".

Projekti i Moore-it është tepër i ngathët Sa u përket filmave jofiktivë, festivali ofroi dy prej tyre, ku që të dy flisnin për Amerikën e Trumpit. Filmi i regjisorit Michael Moore "Fahrenheit 11/9" dhe dokumentari i Errol Morrisit dhe Steve Bannonit me titull "American Dharma" dallohen nga të tjerët. Në rastin më të mirë, ky i pari paraqet një sfidë pasionante ndaj politikës së establishmentit, duke kritikuar Partinë demokratike për shkak të mungesës së kujdesit të duhur ndaj krizës së ujit "Flint" në Miçigan (qytetin e lindjes së Mooreit), duke sugjeruar se kjo pati ndikim në mënyrën e votimit të komunitetit. Kjo teori duket e besueshme kur ballafaqohemi me skenën ku Barack Obama pi një gotë uji të ndotur, sikur për t'iu sugjeruar njerëzve se kontaminimi nuk paraqiste problem, apo me skenën ku Moore spërkatë livadhin e një politikani lokal me ujin nga tankeri i quajtur "uji Flint". Marrë në përgjithësi, projekti i Moore-it është tepër i ngathët që të mund të konsiderohet sukses. Sa i përket filmit të Morris-it, "American Dharma", ai është tërësisht i papërgjegjshëm. Një bisedë sy më sy midis Morrisit dhe Bannonit zhvillohet në një hangar avionësh. Bannon është tepër i artikuluar dhe me aftësi retorike, derisa Morris është tepër i butë me sfidat e tij. 

Momentet më të rëndësishme të festivalit Filmi më i mirë: ai i regjisores Claire Denis "High Life". Dokumentari më i mirë: "What You Gonna Do When the World's on Fire?" nga Roberto Minervini. Zhgënjimi më i madh: "Beautiful Boy". Performanca më e mirë: Juliette Binoche në rolin e Dr Dibs në filmin "High Life". Skenari më i mirë: ai i Louis Garrelit për filmin "A Faithful Man". Kafsha më e bukur në film: Olivia, qeni i Viola Davis'it në filmin "Widows". (Simran Hans

(Kosova Sot)