Zhduket aktorja e famshme kineze

  • 18 September 2018 - 13:11
Zhduket aktorja e famshme kineze

Fan Bingbing, aktorja më e famshme kineze dhe një nga aktoret më të paguara në botë, është zhdukur pa gjurmë. Tash e tre muaj nuk ka informacion mbi gruan e suksesshme kineze, e cila bëri famë me rolet e saj në filmat "Iron Man" dhe "XMen". Mediet amerikane raportojnë se Bingbing ndoshta është arrestuar fshehurazi për fshehjen e taksave në industrinë e filmit. Një artikull që është botuar më 6 shtator, media shtetërore kineze 'Securities Daily', thuhej se Bingbing është nën kontroll dhe se pritet aktgjykimi ligjor. Por, ky informacion u fshi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, nuk ka informata zyrtare rreth akuzave, si dhe informacione zyrtare mbi një hetim të pretenduar kundër aktores. CNN shkruan se problemet e saj filluan në maj të këtij viti, kur ajo publikisht njoftoi kontratën e saj të filmit. 

 

(Kosova Sot)