Piktorë shqiptarë dhe të huaj, me ekspozitë në qytetin e Ulqinit

  • 18 September 2018 - 14:02
Piktorë shqiptarë dhe të huaj, me ekspozitë në qytetin e Ulqinit

Kolonia e piktorëve figurativë ndaloi në qytetin piktoresk të Ulqinit. Në këtë Koloni morën pjesë rreth 40 piktorë nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shkupi, Serbia, të cilët edhe këtë vit qytetin e Ulqinit dhe rrethinat, si një ndër vendet më të frekuentuara dhe ndër pikat më të rëndësishme turistike të rajonit, që zotëron një pasuri të madhe historike-kulturore me arkitekturë romake, gotike dhe orientale. Masivet malore dhe kodrinore, si dhe fusha pjellore, në juglindje dhe lindje të qytetit, krijuan një fushëpamje mbresëlënëse për piktorët figurativë, të cilët hodhën në telajo muzën e tyre të frymëzimit. Kolonia e Piktorëve "Ulqini në telajo" rrit bashkëpunimin mes artistëve të rajonit tonë me qëllim promocionin e vlerave më të mira arkitekturore, të peizazhit të veçantë, por edhe të punës artistike të vetë artistëve pjesëmarrës. Kjo koloni realizohet për të tretin vit, që nga 2014-a, falë bashkëpunimit të frytshëm të Institutit të Librit dhe të Promocionit - Tiranë dhe Komunës së Ulqinit, përfaqësuar nga Organizata Turistike e Ulqinit.

 

(Kosova Sot)