Dukesha Markle fillon projektin e saj të parë humanitar

  • 19 September 2018 - 12:37
Dukesha Markle fillon projektin e saj të parë humanitar

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka realizuar projektin e parë humanitar pa prezencën e një anëtari tjetër nga familja mbretërore. Kjo ndodhi pasi ndihmoi për të shkruar një libër të ri gatimi "Our Community Cookbook" që përfshin receta të vullnetarëve. Meghan Markle ka shkruar parathënien e librit të ri të prodhuar nga kuzhinierët nga Kuzhina e Komunitetit Hubb, një iniciativë e bazuar në vendin e kullës së Londrës Perëndimore. Ajo ka bërë një udhëtim për një xhami për të gatuar për të prekurit nga zjarri i kullës Grenfell që la të vdekur 72 persona. Në projektin e saj vetëm si anëtare e familjes mbretërore, Meghan Markle, tha se pati një lidhje të menjëhershme me kuzhinën në qendrën kulturore të Al Mannar.

 

(Kosova Sot)