'Oskarët' 2019: Cilat janë parashikimet sivjet?

  • 19 September 2018 - 14:27
'Oskarët' 2019: Cilat janë parashikimet sivjet?

Lady Gaga e vendosur të garojë për garën e aktores më të mirë për 'Oskar'

Parashikimet kanë qenë entuziaste dhe universale, me filmin e 'Guardian' të Peter Bradshaw, duke e quajtur 'filmin më të mirë deri më tani' 


Me festivalet e mëdha të përvitshme që kanë filluar të ofrojnë prognozuesit e fituesve kanë një përcaktim të qartë, nëse ende jo vendimtar, idenë rreth faktit se për cilët filma do të flitet që tani e deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Gjatë vitit të kaluar, kemi parë shtatë nga nëntë të nominuarit për fotografinë më të mirë si dhe ritmin e furishëm të festivaleve në "Telluride", "Venice" dhe në "Toronto". Përderisa përdorimi i fjalës apo termit "frontrunner" mund të jetë paksa mashtrues dhe jo i saktë. Duket se janë dy filma që kanë mbledhur njoftimet më të ngrohta megjithëse që të dy këta filma premierën e tyre e kishin pasur në ngjarjen e madje të Festivalit të Filmit në Venisë. I pari është "Roma", një dramë e re nga Alfonso Cuaron, që duket si konkurrenca për fotografinë më të mirë nga "Netflix". Këta janë të etur për një çmim si ky, me një fushatë të madhe që po bëhet dhe raportimet se filmi mundet të jetë i pari i tyre për të pranuar një lansim ekskluziv para se të dalë 'online'. 

Pranë një propozimit për 'Oskar' është edhe filmi "A Star is Born" Parashikimet kanë qenë entuziaste dhe universale, me filmin e 'Guardian' të Peter Bradshaw, duke e quajtur 'filmin më të mirë deri më tani' të 'Cuaron'. Po ashtu, pranë një propozimit për 'Oskar' është edhe filmi i Bradley Cooper, që sjell dramën romantike me titull "A Star is Born", që kishte pranim të ngrohtë në Venisë si dhe ashtu ka kaluar edhe në Toronto. Ky film ishte pranuar ngrohtë falë faktit se aty si aktor kryesor dhe regjisor përmendet emri i Cooper derisa është përmendur edhe emri i Lady Gaga-s që tashmë ka fituar çmimin e aktores më të mirë në një mjuzikël apo kategorinë komedi te "Golden Globes", por se është vendosur të garojë për garën e aktores më të mirë për 'Oskar'. Në konkurrencë do të përfshihen edhe Olivia Colman që ka impresionuar me paraqitjen audiencën në Venisë dhe në "Telluride", kur paraqitet si "Queen Anne" në komedinë e Yorgos Lanthimos "The Favourite". Një performancë që pa kurrfarë dyshimi ka lënë gjurmë në festivalin e filmit në Toronto gjatë vitit të kaluar, Glenn Close në dramën "The Wife", që përfundimisht i ishte dhënë lansimi teatral gjatë verës. Audienca në Telluride dhe Toronto po ashtu kishte gravituar drejt Melissa McCarthy-t në "Can You Ever Forgive Me", një tregim tragjik dhe ngjarje e vërtetë i autorit Lee Israel që ishte bërë mjeshtër i vjedhjeve. Me gjasë do të fitojë një nominim për aktoren më të mirë, derisa Richard E Grant, që aktron mikun e saj pijanec, ia mësynë rolit më ët mirë dytësor. Filmi pati lansim më ët mirë se "The Front Runner", një tregim tjetër i vërtetë që premierën e kishte në festivalin në Kolorado, tregimin për senatorin e turpëruar Gary Hart. Drama që është bërë në regjinë e Jason Reitman, ku në rolin kryesor vjen Hugh Jackman, ka pranuar parashikime të luhatura edhe sa ishte shfaqur në Toronto, edhe pse ai do të garojë për aktorin më ët mirë, me gjasë nuk do ta shijojë.

Robert Redford duket i sigurt Fat i njëjtë ishte në Telluride edhe për dramën midis homoseksualëve të Joel Edgerton, me titull "Boy Erased", që përkundër se në rol ka përfshirë aktorët e mëdhenj si Nicole Kidman, Russell Crowe dhe Lucas Hedges, më parë ishte pritur me lehtësi se sa pasion dhe vështirë se do të lë mbresa në garë. Festivali i njëjtë ka dalluar dy fitues të mundshëm për Oskar në dy filma krejt të ndryshëm. Robert Redford duket si gjë e sigurt, duke aktruar artistin te filmi "Old Man and the Gun", sidomos kur tashmë ka marrë vendimin për t'u pensionuar, derisa kthimi i Nicole Kidman si një detektive amorale në filmin "Destroyer" me gjasë do të jetë tepër i errët për Akademinë, që po ashtu edhe ka pranuar preferenca të luhatura. Ka edhe dy filma tjerë të ri nga Damien Chazelle dhe Barry Jenkins, dy regjisë që kanë dominuar Oskarët në vitin e kaluar (Chazelle ka marrë çmimin për regjisorin më të mirë për filmin "La La Land" derisa Jenkins shokoi duke marrë çmimin për fotografinë më të mirë me filmin "Moonlight"). Një nga befasitë më të mëdha të sezonit erdhi kah fundi i festivalit në Toronto me premierën e "Green Book". Ka ende shumë filma tjerë për të debutuar, për të lënë ndikim të madh në garë. "Netflix" po ashtu vjen me trilerin post-akopaliktik dhe me Susanne Bier, filmin e quajtur "Bird Box", ku vjen ylli, aktorja star Sandra Bullock, që mundet të garojë për aktoren më të mirë dhe aktoren dytësore. 

(Kosova Sot)