Këngëtarja Bebe Rexha arrin 6 milionë ndjekës në

  • 19 September 2018 - 14:32
Këngëtarja Bebe Rexha arrin 6 milionë ndjekës në

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me famë botërore shqiptare, e cila ka arritur një tjetër sukses, por këtë herë nuk bëhet fjalë për karrierën e saj muzikore. Këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe e Maqedonisë bën të ditur se ka arritur plot 6 milionë ndjekës në rrjetin social 'Instagram'. Bebe ka festuar lajmin e bukur për të duke u hedhur në pishinë me rroba. 29-vjeçarja ka publikuar një video ndërsa feston momentin dhe në sfond dëgjohet kënga e saj e fundit "I'm a mess", "6 milionë ndjekës. Ju falënderoj shumë", - ishte komenti i saj.

 

(Kosova Sot)