Rrëfimi për 11- vjeçaren që u rrëmbye, u dhunua dhe u bë frymëzim për romanin skandaloz të Nabokovit

  • 20 September 2018 - 09:39
Rrëfimi për 11- vjeçaren që u rrëmbye, u dhunua dhe u bë frymëzim për romanin skandaloz të Nabokovit
I ati i saj kishte bërë vetëvrasje, kur ajo kishte pasur vetëm gjashtë vjet 

Ajo që duhej të ishte një javë pushimesh, u shndërrua në një ankth, i cili zgjati 21 muaj. Gjatë kësaj kohe rrëmbyesi e dërgoi Sally-n në vende të ndryshme, duke filluar nga Kamdeni në Atlantik Siti, në Baltimor, në Dallas, e më pas në San Hoze, Kaliforni, ku edhe u shpëtua, falë një fqinje, në mars të vitit 1950
 
Image

Romani i shkrimtarit Vladimir Nabokov rreth një profesori, i cili bëhet i obsesionuar me thjeshtrën e tij adoleshente, ishte frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë të abuzimit të fëmijës, si dhe të rrëmbimit të saj, thotë shkrimtarja e romaneve kriminalistike, Sarah Weinman. Në pasdite të marsit, të vitit 1948, Sally Horner hyri në një dyqan të gjësendeve të lira në njërën nga rrugët më të frekuentuara të NjuXhersit. Ajo kishte hyrë aty me detyrë: që ta vidhte një fletore pesë centësh, e që ishte rit iniciues për t'u bashkuar me një klub vajzash në shkollën e saj fillore. Sally, një muaj pa i mbushur të 11- tat, donte me çdo kusht që t'i bashkohej asaj klike. Ajo ishte e vetmuar. I ati i saj kishte bërë vetëvrasje, kur ajo kishte pasur vetëm gjashtë vjet. E ëma, Ella, e kishte të vështirë të gjente punë si rrobaqepëse. Motra e saj e madhe, Susan, pritej që atë verë ta lindte fëmijën e saj të parë, gjë që do ta bënte Sally-n teze. Një kriminel i rryer Kur, papritmas një dorë e kapi për krahu. Një mesoburrë i tha se ishte agjent i FBI-së dhe se Sally ishte e arrestuar. Dhe, nëse ajo nuk do të bënte atë që do t'i thoshte ai, do ta dërgonin në qendër korrektuese. Sally kuptoi se çfarë fati i tmerrshëm do të ishte ky. Njeriu i tha se do ta lëshonte kësaj here, por kishte mundësi që ai të kthehej dhe ta gjente, pa asnjë paralajmërim. Tre muaj më vonë, në qershor të vitit 1948, ai njeri e gjeti Sally-n përsëri, derisa ajo kthehej nga shkolla. Ai përsëri iu kërcënua asaj, duke i thënë çka të bënte: duhej t'i thoshte nënës së saj se ai, njeriu i panjohur pra, ishte baba i shoqeve të saj të shkollës, i cili do ta çonte në pushime njëjavore në bregdet. Sally shkoi në shtëpi dhe ia tha të ëmës rrëfimin e sajuar. Ella i besoi. Më 14 qershor, Ella e dërgoi Sallyn në stacion të autobusëve, e përshëndeti duke e puthur dhe e pa duke hipur në autobus dhe duke u ulur pranë një njeriu të cilin ajo kurrë nuk e kishte parë më parë. Ai njeri nuk ishte agjent i FBI-së. Sally Horner nuk ishte e arrestuar. Njeriu në fjalë prezantohej me shumë emra, por kryesisht ishte i njohur si Frank La Salle, një kriminel i rryer, i cili vetëm pak muaj më parë ishte lëshuar nga burgu, ku kishte qëndruar për shkak të dhunimit të pesë vajzave të moshës nga 12 deri 14 vjet. Ajo që duhej të ishte një javë pushimesh, u shndërrua në një ankth, i cili zgjati 21 muaj. Gjatë kësaj kohe rrëmbyesi e dërgoi Sallyn në vende të ndryshme, duke filluar nga Kamdeni në Atlantik Siti, në Baltimor, Dallas, e më pas në San Hoze, Kaliforni, ku edhe u shpëtua, falë një fqinje, në mars të vitit 1950


Mesoburri kaplohet nga epshi ilegal dhe obsesiv Por, Sally kishte qenë me të vërtetë e pafat. Vetëm dy vjet e gjysmë më pas, ajo vdiq tragjikisht në një aksident trafiku, kur kishte vetëm 15 vjet. Ky rast i kishte bërë përshtypje romancierit Vladimir Nabokov, i cili shkroi një roman bazuar në këtë ngjarje. Romani në fjalë u quajt "Lolita". Rrëfimi i tij rreth një mesoburri, i cili kaplohet nga epshi ilegal dhe obsesiv ndaj një vajze 12 vjeçe, vazhdon që të jetë sot më kontrovers sesa që ishte kur u botua, në vitin 1955. Ky roman për dikë është libri i preferuar, derisa disa të tjerë nuk e kanë lexuar, por megjithatë kanë një mendim rreth tij. Disa e urrejnë, por askush nuk mund të jetë neutral. Sally vdiq tepër herët, por rrëfimi i jetës së saj shërbeu si frymëzim i një romani që ende vazhdon të diskutohet, më shumë se 60 vjet pas botimit të tij të parë. 

(Kosova Sot)