Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi

  • 20 September 2018 - 15:26
Përurohet monografia për piktorin Muslim Mulliqi
Në Galerinë e Akademisë së Kosovës është përuruar dje monografia për akademikun dhe piktorin kosovar Muslim Mulliqi. Branko Koviç autori i monografisë ka folur rreth monografisë për akademikun Mulliqi, për të cilin tha se ishte piktor i klasës së parë dhe se për ekspozitat e tij në kohën e ish-Jugosllavisë kishin shkruar edhe mediat sllovene atë kohë. "Ndjenja e tij e fuqishme që spontanisht të pikturojë figura, fytyra dhe më vjen shumë mirë që redaktorët e monografisë kanë nisur prezantimin që përcjell tekstin tim ku mund të shihet se misioni i tij i vizatimit u zhvillua dhe u plotësua dhe në pjesën e dytë të librit tregohen pikturat e tij", tha Koviç.

(Kosova Sot)