Filmat e mëdhenj që për PAK SA NUK DËSHTUAN

  • 21 September 2018 - 08:19
Filmat e mëdhenj që për PAK SA NUK DËSHTUAN
Performanca e Diaz ishte më shumë sesa një theks i keq në "Gangs of New York"

Në filmin "Cold Mountain" paraqitet keq Nicole Kidman në rolin e saj. Kjo, përkundër faktit se në letër drama që ka të bëjë me luftën civile kishte potencialin që të jetë një nga triumfet më të mëdha me produksionin e "Miramax" 

S ecili ekip ka pikën e vet të dobët dhe përderisa një person në përgjithësi nuk mund t'ia dalë që të arrijë statusin e yllit në Hollivud pa pasur shumë talent, secili film përfundimisht ka diçka që bën punën të shkojë mbrapsht. E dini atë momentin - kur jeni duke shikuar një film të madh e të shkëlqyeshëm kur pushtoheni nga aktorët e mirë derisa del një i tillë dhe prish gjithçka. Kjo mund të jetë e dhimbshme për ta shikuar. Ja disa nga filmat e mëdhenj e të shkëlqyeshëm që pothuajse kanë dështuar si pasojë e performancës së keqe
 
Image

"GANGS OF NEW YORK" - CAMERON DIAZ Shikoni, është e lehtë për të hedhur gjithë fajin te një aktor që e ka bërë rolin. Në realitet, shumë performanca të këqija janë pasojë e gjithë grupit të keq të punës dhe ka shumë shembuj më të këqij në historinë e filmit dhe kinemasë sesa roli i Cameron Diaz në filmin e Martin Scorsese, që ka të bëjë me filmin "Gangs Of New York". Për të qenë të drejtë, Diaz kishte shkuar te "Gangs" pasi që kishte marrë disa lëvdata për filmat "Being John Malkovich" dhe "Vanilla Sky". Këta filma ishin krejt të kundërt në stil dhe në vendosje. Filmi "Gangs of New York" ishte një fytyrë tjetër. Një ishte fakti se aktores i ishte kërkuar të ngjyroste flokun në ngjyrë të kuqe dhe të shfaqej me theksin skocez. Apo ndoshta ishte irlandez? Thënë të drejtën, ishte e pamundshme ta dallojmë këtë gjatë gjithë filmit. Performanca e Diaz ishte më shumë se sa një theks i keq. Po ashtu, kishte çrregullime thelbësore midis aktores dhe personazhit që po e aktronte. 
 

Image

"SHAKESPEARE IN LOVE" - BEN AFFLECK Njerëzit flasin shumë këtyre ditëve për filmin "Shakespeare In Love". Të kthehemi më pas dikur kur "Saving Private Ryan" ia kishte fituar çmimin "Academy Award" për kategorinë "Best Picture" më 1999. Me gjasë secili do ta thoshte se sa e fortë ishte performanca në këtë film, derisa ata përfundimisht e kanë përmendur se sa i çuditshëm ishte fakti kur Ben Affleck ishte shndërruar në aktorin e vjetër legjendar Ned Alleyn. Paraqitja e Affleck në film ishte një nga momentet gjeniale për dashamirët e kinemasë. Por, në filmin në fjalë, ai kishte përdorur një theks britanik. Ende të gjithë nuk jemi të sigurt se si regjisori John Madden ia kishte lejuar Affleck-ut të përcaktohet për atë theks. Kjo nuk kishte funksionuar. Po ashtu, kjo kishte dërguar në pyetjen e madhe se si Affleck kishte përfunduar në fillimin e "Shakespeare In Love". Foto gangs 2

 

Image

"WALL STREET" - DARYL HANNAH Daryl Hannah ka qenë një nga aktoret ose më të qëlluara, ose një nga aktoret më të dështuara në dekadën e fundit. Kur ajo është e mira te "Roxanne", "Kill Bill"-jo shumë aktore janë më me sharm. Kur ajo nuk është-"Crazy People", "Wall Street"-sajo merr teposhtëzën. Megjithëse do të ishte pothuajse e padrejtë të veçosh Daryl Hannah për filmin "Wall Street", kryesisht për faktin se ajo ka për detyrë të luajë karakterin më pak të zhvilluar të filmit. Po ashtu, një nga faktorët ishte edhe ajo ishte në ekran me Charlie Sheen, yllin dhe ikonën Michael Douglas dhe, por, le ta themi se një aktore si Hannah nuk ishte e prirë për të pasur sukses. Përderisa roli i Hannah-s në filmin dramë të Oliver Stone me titull "Shakespeare", Hannah kurrë nuk e gjen këmbën e saj të duhur në rol. 

 

Image

"PACIFIC RIM" - CHARLIE HUNNAM "Pacific Rim" është një nga ata filmat që me gjasë duken si një "punë e kryer" për vendosjen e filmave të mëdhenj në Hollivud. Me sa duket Del Toro dhe të tjerët thjesht nuk i kanë bërë mirë shifrat kur kanë vendosur për aktorët që do të shfaqen në filmin "Pacific Rim". Në vend të yjeve tjera, ata kanë sjellë yllin nga televizioni Charlie Hunnam, me shpresën se është aktor në ngritje dhe mundet të jetë karizmatik derisa ai ishte një film dhe aktor i ashpër për ta mbajtur filmin në nivel. Hunnam nuk ishte aktori në ngritje. Performanca e tij në këtë film është e rrafshët dhe pa jetë. Ai kishte zero kimi me yllin Rinko Kikuchi. Filmi "Pacific Rim" është i madh, i guximshëm dhe i mençur në mënyrën si shumica e filmave të mëdhenj kurrë nuk kanë ëndërruar.
 

Image

"COLD MOUNTAIN' - NICOLE KIDMAN Nicole Kidman ka ofruar shumë performanca fantastike me kalimin e viteve, duke u paraqitur në shumë filma të ndryshëm, kështu që kësaj radhe nuk do ta ngrijmë gishtin e madh përpjetë. Filmi "Cold Mountain" është një nga rolet shqetësuese të Nicole Kidman. Kjo, përkundër faktit se në letër drama që ka të bëjë me luftën civile e kishte potencialin që të jetë një nga triumfet më të mëdha me produksionin e "Miramax", dhe me yjet tjera si Jude Law, Renee Zellweger, Philip Seymour Hoffman, Natalie Portman dhe Donald Sutherland, dhe bërë në regjinë e të ndjerit Anthony Minghella, filmi "Cold Mountain" ishte dashur të jetë një film si konkurrencë për të fituar. Por nuk ishte. Përderisa filmi nuk kishte kaluar as në arkat e filmit, pjesa e rolit të Nicole Kidman ishte pjesa e problemit. Dikush mund të pyet çfarë kishte ndodhur?. Filmi ishte bërë në jugun e thellë, që do të thotë se aktorja nuk është nga aty, që e dallon nga theksi. Le të themi se vetëm theksi nuk ka bërë punë apo nuk ka funksionuar. 

(Kosova Sot)