Fukunaga do të krijojë 007-ën e ardhshme

  • 21 September 2018 - 14:30
Fukunaga do të krijojë 007-ën e ardhshme
Regjisori amerikan, Cary Joji Fukunaga, 41 vjeç, do të drejtojë James Bond-in e ardhshëm, kapitulli i 25-të i aventurave të 007-ës, xhirimet e të cilit do të fillojnë në mars pranë Londrës dhe shfaqja zyrtare do të bëhet në vitin 2020, njoftuan sot producentët. Regjisori i "Beasts of No Nation" dhe drejtor i sezonit të parë të serialit të suksesshëm "True Detective", për të cilin ai ka marrë një çmim "Emmy" në vitin 2014, do të zëvendësojë britanikun Danny Boyle, i cili ishte dorëzuar për shkak të "konflikteve artistike". Ai do të jetë amerikani i parë që do të merret me agjentin e famshëm. "Ne jemi të lumtur që do të punojmë me Cary. Gjithanshmëria dhe krijimtaria e tij e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për aventurën e radhës së James Bond", njoftuan në "Twitter" producentët Michael G. Wilson dhe Barbara Broccoli.

(Kosova Sot)