U mbajt Festivali për fëmijë 'Ardhmëria' 2018, edicioni i katërt (Foto)

  • 22 September 2018 - 21:32
U mbajt Festivali për fëmijë 'Ardhmëria' 2018, edicioni i katërt (Foto)

Mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Deçan, u mbajt Festivali i këngës për fëmijë dhe asaj rinore “Ardhmëria 2018” edicioni i katërt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Festivali mbahet më rastin e ditës ndërkombëtare të paqes në Botë, 21 shtatorit, nën Patronatin e Komunës së Deçanit, organizuar nga shoqata për Art dhe Kulturë “KULT-Ks”.

Sivjet u shpalosen 17 krijime të reja nga autorët më të mirë shqiptar nga të gjitha trojet tona dhe fëmijë të ardhur nga: Gjilani,Ferizaji,Lipjani,Kaçaniku,Prishtina,Peja,Deçani,Gjakova,Elbasani,Tirana e Shkodra. Juria sivjet ishte e përbërë nga emra të njohur të letërsisë,mediave dhe skenës:
Ali Geci-letrar,drejtor i pallatit të Kulturës në Deçan, Smajl Smaka-Përkthyes dhe publicist i njohur, Ali Daci-shkrimtar i njohur nga Rozhaja, Avni Qahili-Redaktor i emisioneve rekreativo-zbavitese ne televizionin shteteror te Maqedonise ndanë Çmimet për tekstet më të mira. Tekstin më të mirë e mori”Gjeje vehten”teksti më i mirë për paqe për “Bota fëmijërore” dhe fabula më e mirë për këngën “Dyzllykët e Gjyshit” Gara u zhvillua në dy kategori: junior 7-12 vjec dhe të rinje 12-16 vjeç.
Për juniorët u ndanë dy cmime publiku të cilat u vendosën me votat e publikut.
Arian Gogaj më këngën “Xau xau” fitoi votat e publikut ne junior i cili u shpall dhe “talenti i ri” zbulim i këtij edicioni, ndërkaq Flutra Lokaj me “Prinder përfekt” rrëmbej çmimin e publikut tek të rinjët.
Komuna e Deçanit ndau çmimin e saj për këngën “Bota femijerore”për Fatjon Dobraj.
Juria profesionale në përbërje Shqipe Halili-Redaktore e emisioneve për fëmijë në Rtk, Zulqifli Ziba-profesor universitar nga Maqedonia, Minella Kureta-drejtor i Qendres se Artit dhe Kultures shqiptare-kryetar jurie vendosen tre cmimet e treta junior për: “Me tupan e çifteli” Agnesa Sejdiu, “Dyzllykët e gjyshit” Gertina Gjocaj dhe “ Facebook” nga Stina e Stinor Binakaj, cmimet e dyta junior për “Barazi të ketë” nga Sergita Varfi dhe “Dua filma të vizatuar” nga Arnisa Malsiu.
Çmimi i parë junior i takoi Arzana Hajrizi më këngën “ Daja Cime” dedikuar dëshmorit Arsim Zeqiri.
Çmimet për të rinjë iu ndanë: “Me dy tela të çiftelisë” kënduar nga Aurela Hasanaj,Rinis Malaj, Valiona Molliqaj dhe Saranda Nitaj, cmimet e dyta u takuan Arnesa Kadriaj me “Unë Besoj” dhe Vivian Mehmetit e Erma Micit me “ Gjeje vehten”Çmimi i parë i jurisë profesionale i takoi këngës “ Gjysëm maturant” të kënduar nga Lorent Mataj që u shpall këngë fituese e edicionit të katërt “Ardhmëria2018” Festivalin e përshëndeti bilbili i këngës Shqipe Nexhmije Pagarusha e cila çmimin e saj për këtë vit ja kishte nda këngës “Ne jemi Ardhmëria” interpretuar nga Engji Mustafaj.

Çmimin Kult&Ardhmëria e rrëmbej kënga: “Më jep pak dritë” interpretuar nga Olsa&Olta Miftari.
FITUES I ZEMRAVE DHE TRIUMFUES MBI DHIMBJEN ISHTE DJALOSHI Erion Kameraj me këngën e ti: “Këngë për gjyshin” edhe se Nuk ishte në garë ai arriti tek Zemra e Publikut Deçanas.

Image
Image

 

(Kosova Sot)