Shfaqjet nga Kosova, pjesë e Festivalit të Teatrit në Tiranë

  • 24 September 2018 - 13:31
Shfaqjet nga Kosova, pjesë e Festivalit të Teatrit në Tiranë

Shfaqja "Kaligula" me regji të Kushtrim Koliqit do të jetë pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit në Tiranë. Shfaqja vjen sot, më 24 shtator, në kuadër të këtij festivali që këtë vit është një prej ngjarjeve kryesore të teatrit në Shqipëri. Melihate Qena, Ard Islami, Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Besart Sllamniku, Armend Baloku dhe Allmir Suhodolli janë pjesë e shfaqjes, e cila konsiderohet si drama më e fuqishme e Kamysë që në qendër të saj ka Perandorin romak që udhëhoqi Romën e që njihet në histori për çmenduritë dhe mizoritë e tij. Në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit do të vijnë shfaqje të ndryshme nga teatro shqiptare, nga Fieri, Shkodra, Tirana, Prishtina, Elbasani e qytete tjera. "Kaligula" shfaqet sot, në ora 18:00 në Sallën e Universitetit të Arteve. Më 28 shtator në festival vjen edhe shfaqja "Ata që ikin", nga Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren. "Ata që ikin" vjen me regji nga Kushtrim Bekteshi. Festivali mbyllet më 30 shtator.

 

(Kosova  Sot)