Ekspozitë e Majlinda Kelmendit në Itali

  • 24 September 2018 - 14:32
Ekspozitë e Majlinda Kelmendit në Itali
Majlinda Kelmendi, piktorja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, hapi ekspozitën e saj personale në Galerinë Domus Romana, në Itali. "Linku i origjinës" titullohet ekspozita e piktores Kelmendi, e cila bart copëza të historisë. Piktorja në mesin e punimeve ka një pikturë dhjetë metra, ndërsa të tjerat janë nga gjashtë metra. Kelmendi ishte tejet e emocionuar për ekspozimin e këtyre punimeve në Romë, që njihet si vend i artit dhe kulturës dhe ajo mendon se kjo ekspozitë do të përcjellë mesazh dhe të tregojë se arti kosovar është i kohës, modern.

(Kosova Sot)