Zbulohet një vendbanim antik në Shqipëri

  • 24 September 2018 - 15:04
Zbulohet një vendbanim antik në Shqipëri

Pranë qytetit të Divjakës janë zbuluar rrënojat e një vendbanimi antik, që ekipi i arkeologëve mendon se i përket gjysmës së dytë të shekullit VI p.e.s dhe ka qenë i banuar deri në shekullin III p.e.s, shkruan "WorldBulletin". Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj në këto mbetje që mendohet se janë shtëpi rezidenciale, mure rrethuese dhe rrugë. Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një hartë e Shqipërisë me të dhëna për zonat ku mund të ketë mbetje antike. Gërmimet në Divjakë po zhvillohen në pjesën kodrinore të zonës, ndërsa në qytetin antik të Arnisas do të vazhdojnë në muajt në vijim. 

 

(Kosova Sot)