Publikohet traileri i dokumentarit "Amy Winehouse - Back to Black"

  • 25 September 2018 - 10:00
Publikohet traileri i dokumentarit
Eagle Vision ka njoftuar ditë më parë se në fillim të muajit nëntor, do të publikohet dokumentari më i ri për Amy Winehouse, ndërsa së fundmi është publikuar traileri i tij. Dokumentari, i titulluar "Amy Winehouse - Back to Black", tregon prapaskenat e këngëtares së ndjerë, duke treguar sekuenca të jetës së saj personale gjatë kohës kur po realizonte edhe albumin e saj të fundit. Dokumentari i ri përmban pamje të pazbuluara më parë nga jeta e Winehouse, si dhe intervistat me Mark Ronson dhe Salaam Remi. Dokumentari do të përfshijë edhe filmime nga "Një Mbrëmje në Londër", një shfaqje private që Winehouse organizoi për miqtë e saj, të njëjtën natë kur mori pesë çmime Grammy. Filmi do të lëshohet në mënyrë digjitale, nëpërmjet DVD-së dhe Blu-Ray-së, dhe tani është në dispozicion për parapagim. Ai do të shfaqet më 2 nëntor.
 


 (Kosova Sot)