Piktoret binjake nga Irani që po lënë nam në SHBA

  • 25 September 2018 - 12:55
Piktoret binjake nga Irani që po lënë nam në SHBA
Motrat binjake Safarani, të lindura në Iran, kanë pikturuar që kur ishin 13 vjeç. Ato u dashuruan me artin në Iran, por pas diplomimit në degën e pikturës të Universitetit të Teheranit, vendosën ta vazhdojnë arsimimin e tyre jashtë shtetit dhe u transferuan në Boston. "Ne donim të lëviznim, të eksploronim dhe të ndryshonim mënyrën tonë të të jetuarit. …Dhe shkoi mirë. Këtu kemi shumë mundësi që nuk i kishim në Teheran, që mund të na ndihmojnë të zhvillohemi si artiste. Mund të krijonim çfarë të donim në Iran, por për t'i shfaqur disa nga ato piktura … kishte rregulla dhe kufizime", thotë Bahareh.

(Kosova Sot)