Kërcënimi i terroristëve për ta shkatërruar një stadium të mbushur përplot me njerëz

  • 25 September 2018 - 15:54
Kërcënimi i terroristëve për ta shkatërruar një stadium të mbushur përplot me njerëz
Aktorët e mirënjohur, Dave Bautista, Pierce Brosnan, si dhe Ray Stevenson, paraqiten në rolet kryesore të filmit triler në lidhje me kërcënimin e disa terroristëve për të shkatërruar një stadium të mbushur përplot me njerëz gjatë një lojës së futbollit. Heronjtë e filmit nuk arrijnë të thonë "Yippee ki-yay, motherf---er", por se ky është dallimi i vetëm midis aksionit triler të Scott Mann dhe filmit që pak a shumë është i vendosur në shabllonin e tij. Pak a shumë për të përmendur si në zhargonin e filmit "Die Hard", filmi m titull "Final Score" kryesisht dallohet për nga paraqitja e hatashme e yllit në ngritje Dave Bautista. Megjithëse në këtë film pak i janë ofruar mundësitë për të treguar shkathtësitë e tij si te filmi me titull "Guardian of the Galaxy", Bautista e dëshmon se me lehtësi mundet ta përballojë edhe një zhanër aksion të filmit si ky. 

Njeriu me kokën rruar
Bautista aktron personazhin Mike Knox, një veteran të Forcave speciale amerikane, i cili me këtë rast udhëton për një vizitë në Londër, ku udhëton për ta vizituar një familje që e konsideron sikurse të tijën. Pjesë e familjes së tij janë bashkëshortja (Lucy Gaskell) dhe e bija e tij (Lara Peake) të mikut të tij më të mirë, i cili kishte vdekur në fushëbetejë, e për vdekjen e tij ai fajëson veten e tij, e me këtë rast  ai dëshiron ta dërgojë në një ndeshje futbolli 15 vjeçin Danni. Për fat të keq, për Mike, stadiumi ku ata do të shkojnë, është caktuar si një objektiv i mundshëm nga Arkady (Ray Stevenson, i cili vjen me kokën e rruar dhe me një theks sllav),ish lideri revolucionist në shtetin rus të "Sukovia". 

Sjellja relaksuese
Mike e gjen veten të dëshpëruar në tentim për të gjetur Danni-n, që i ishte shmangur për t'u takuar me një tjetër djalosh, derisa në tentim për t'i luftuar terroristët që kërcënojnë se do ta shkatërrojnë stadiumin bashkë me gjithë njerëzit brenda tij. Ai me këtë rast gjet ndihmën e një të punësuarit në stadium, Faisal (Amit Shah), i cili po ashtu ofron edhe disa sjellje relaksuese komike. Dhe ai kështu komunikon kohë pas kohe me komandantin e policisë (Ralph Brown) në skenë, pak a shumë si Bruce Willis me personazhin John McClane në filmin "Die Hard". Në ndërkohë, janë grumbulluar rreth 35,000 adhurues për ta shikuar ndeshjen, aspak të vetëdijshëm për rrezikun që po ju kanoset dhe gjërat e dhunshme që po zhvillohen përreth tyre. Megjithëse Mike e gjen veten duke luftuar ballë për ballë me djemtë e këqij, kundërshtarët e tij janë muskulori Vlad (Martyn Ford, një bodibillder, i cili në fakt është më i madh sesa ha Bautista, nëse kjo mund të besohet) si dhe kundër Tatiana (Alexandra Dinu), sepse secili film aksion me gjasë ka një femër të keqe. Regjsori Mann në mënyrë impresive sjell ngjarjet grafike të dhunshme, si dhe sekuencat e luftës, ku përfshihet edhe një ndjekje me motoçikleta nëpër stadium. 

(Kosova Sot)