Anije kozmike sjell me vete një murtajë në formë të një substance të kaltër

  • 09 October 2018 - 13:43
Anije kozmike sjell me vete një murtajë në formë të një substance të kaltër
Momenti i vetëm shkëlqyes në tërë filmin "Venom", i cili ju bën që të ngriteni dhe të merrni shënime, vjen te minuta e 71-të, kur pamja e një Tom Hardy të djersitur dhe të përgjakur, ua bën me dije se kemi aktorin e përkryer, i cili një ditë mund ta luajë rolin e Harvey Weinsteinit. Për këtë vetëdijesim, dhe vetëm për të, ky film ka vlerë. Përtej fitimeve të garantuara, që vijnë të garantuara për një film që mban etiketën "Marvel", ata që janë të përfshirë duhet të reflektojnë rreth të së vërtetës që sjell ky film: "Bota ka mjaft superheronj". "Venom" u paraqit shkurtazi në botën moderne kinematike të superheronjve dhe zuzarëve të moçëm në vitin 2007, kur "Sony" doli me "Spider-Man 3", por regjisori Sam Raimi gjithmonë ka qenë pishman që producenti Avi Arad e kishte imponuar këtë 'djalë të keq' ndaj tij dhe personifikimi i Topher Grace's nuk ishte sukses. 11 vjet më pas, personazhi përfundimisht e ka filmin e vet, por kjo nuk është mirë. 

Ky film duket rutinë dhe i paimagjinueshëm Në një kohë kur universi "Marvel" është, sikur duke u zgjeruar në mënyrë aventureske ('Black Panther') dhe është duke përfshirë tituj tjerë ('Avengers: Infinity War'), "Venom" përjetohet si një kthim prapa, një kushëri i largët, i varfër i tërë atyre yjeve që kanë mbizotëruar në 'box-office' gjatë pjesës më të madhe të këtij shekulli. Pjesërisht, kjo ka të bëjë me faktin se, sikur një rrëfim origjinal, ky film duket rutinë dhe i paimagjinueshëm. Përpos kësaj, skenari dhe regjia janë 'llafe' në çdo aspekt; filmi duket sikur imitim, një "wannabe", jo një gjë reale. Derisa një anije kozmike me origjinë të panjohur rrëzohet në Malajzi, duke sjellë me vete një murtajë në formë të një substance të kaltër, të zezë, e cila do ta neveriste edhe Anthony Bourdainin e ndjerë, gazetari nga San Francisko Eddie Brock (Hardy) përjashtohet nga emisioni i tij lokal në TV, pasi që ofendon magnatin teknologjik, Carlton Drake (Riz Ahmed) gjatë një interviste. 

Eddie infektohet me substancën ngjitëse Duke jetuar praktikisht në rrugë, tani, Eddie është i sigurt se ka diçka qesharake që zhvillohet në qendrat e Drake's në perëndim të "Golden Gate Bridge". Përpos kësaj, ai ka një insajder atje (Jenny Slate), një grua me konflikte etike, e cila më pas e informon Eddie-n dyshues në lidhje me atë se çka është duke u bërë me substancën që doli nga anija e rrëzuar kozmike. Roli i Slate's është i tillë, që do të mund të përfitonte duke u zgjeruar dhe duke u bërë më realist. Në ndërkohë, Eddie infektohet me substancën ngjitëse, e cila e pajisë atë jo vetëm me fuqi të mëdha të elasticitetit, por edhe me një alter ego, i cili vazhdimisht mban një dialog me të. Nga e tërë kjo del një dozë e lehtë humori. 

(Kosova Sot)