Liqeni i Ohrit, në UNESCO

  • 12 October 2018 - 12:48
Liqeni i Ohrit, në UNESCO

Pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit është propozuar për t'u përfshirë në Listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s, ku bëjnë pjesë vetëm shumë pak pasuri të tilla. Shtrirja e propozuar përfshin të gjithë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, Gadishullin e Linit, bregdetin në veri të kufirit maqedonas, dhe burimet e Drilonit me rrjedhat që lidhin ato me Liqenin e Ohrit.

Grupi vlerësues i UNESCO-s ka përmbyllur në muajin shtator  vizitën e tij vlerësuese për dosjen  që Shqipëria ka    dorëzuar në shkurt të këtij viti. Vendimi pritet të merret në qershor 2019 në takimin vjetor të Komitetit të UNESCO-s.

(Kosova Sot)