Skënderbeu, protagonist i Rilindjes Evropiane

  • 12 October 2018 - 14:14
Skënderbeu, protagonist i Rilindjes Evropiane

Historiani Shaban Sinani solli për publikun, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike, një këndvështrim ndryshe mbi heroin tonë kombëtar, jo si figurë historike, por si protagonist i Rilindjes Evropiane dhe si një strateg dhe mbrojtës në qytetërimin evropian. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, historiani Shaban Sinani u shpreh se kumtesa e tij ka të bëjë me "Rendin qytetar në pjesën më të madhe të vendit të Arbrit" gjatë shekullit të Gjergj Kastriot Skënderbeut."Ky është koleksioni më i rëndësishëm dhe elitar për të provuar se kjo hapësirë deri në periudhën otomane zhvillohej me të njëjtin ritëm dhe cilësi zhvillimi si gjithë pellgu i Adriatikut dhe si Evropa", tha ai.

(Kosova Sot)