Kolegët flasin hapur, ja si kanë ndikuar akuzat për dhunë drejtuar Johnny Depp

  • 12 October 2018 - 16:50
Kolegët flasin hapur, ja si kanë ndikuar akuzat për dhunë drejtuar Johnny Depp

Johnny Depp do të jetë pjesë e kastit të filmit “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” që pritet të publikohet për disa javë. Pas akuzave të shumta për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, që vetë ylli i Hollywood i ka mohuar, kanë reaguar edhe kolegët e tij në filmin në fjalë. Regjisori është i pari që ka dhënë një deklaratë. “Unë jam shumë i lumtur dhe ndihem me fat që e kemi Johnny Depp në këtë film. Ai është perfekt në rolin që i është besuar dhe nuk jam stepur fare nga rrethanat që i kanë vënë mbi supe. Unë nuk besoj se deklaratat për dhunë janë të vërteta”,-ka thënë ai. Ndërsa vetë aktori 55-vjeçar ka shprehur keqardhjen që drejtuesit e projektit kanë qenë të detyruar të japin deklarata të tilla.

 

(Kosova Sot)