Keqmenaxhimi në kohën e ish-ministrit Krasniqi, vështirë të sanohet

  • 03 September 2015 - 10:25
Keqmenaxhimi në kohën e ish-ministrit Krasniqi, vështirë të sanohet

Parregullsi të shumta në MKRS nga qeveria e mëparshme 

Ai ndërroi profesionistët e mirëfilltë me militantë të PDK-së 

"Ish-ministri Krasniqi, gjatë udhëheqjes së kësaj ministrie, ka ndërruar profesionistët e mirëfilltë me militantë të partisë së tij, duke shkatërruar kështu këtë ministri. Të gjithë këta militantë të devotshëm, edhe sot e asaj dite, vazhdojnë të mbajnë poste të larta në këtë ministri, duke filluar nga sekretari i përgjithshëm, drejtorët, shefat, të cilët po zbatojnë politikën e tij shkatërruese të Ministrisë", ka thënë Krasniqi

Borxhe milionëshe avance të pambyllura, projekte të financuara shkel e shko, pa bazë ligjore, problem me zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve kulturore, punësime e avancime pa kriter dhe mbi të gjitha moszgjedhje të problemit të punëtorëve me kontratë mbi vepër për shumë vjet, janë disa parregullsitë e evidencuara në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për financat e MKRSsë për vitin 2014. Gjithë këto të meta, të evidencuara në kohën e ish-ministrit Memli Krasniqi, kanë dëmtuar buxhetin publik, duke shkaktuar dëme edhe në vitin 2015, dhe problem për stafin aktual të MKRS-së. Një situatë e tillë, sipas njohësve të fushës së kulturës, është pasojë e një keqmenaxhimi të ndodhur në MKRS, e cila, sipas tyre, vështirë se do të sanohet, pasi duhet shumë punë, mund dhe përkushtim nga stafi aktual i MKRS-së...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)