Julia Roberts: Jam 50 vjeçe dhe ende më lëndohen ndjenjat

  • 15 October 2018 - 09:00
Julia Roberts: Jam 50 vjeçe dhe ende më lëndohen ndjenjat

Fituesja e çmimit Oskar ishte intervistuar nga Oprah Winfrey për revistën e njohur "Harper's Bazaar"
 

Pa kurrfarë dyshimi, ajo duket e hatashme, por Julia e ka pranuar se ajo po lexon disa reagime jo të mira në lidhje me faktin se sa mirë po plaket, dhe i kishte dhimbur

Aktorja e njohur nga Hollivudi Julia Roberts, këtë muaj mbush plot 51 vjet - e këtë ditëlindje ajo e feston me paraqitjen e saj në ballinën e revistës së njohur "Harper's Bazaar". Aktroja do të jetë në ballë të numrit që del në shitje në muajin nëntor, ku duket pa asnjë mangësi të vetme në një fustan princeshe me ngjyrë pink që është vepër e "Giambattista Valli Haute Couture" dhe një palë atlete nga "Dior".  

E shokuar me vrazhdësinë e njerëzve 'online' Brenda revistës, fituesja e çmimit Oskar ishte intervistuar nga Oprah Winfrey, e cila i kishte shtruar pyetje aktores në lidhje me fëmijët e saj, rrjetet shoqërore dhe arsyen që kishte marrë pjesë në "Women's March" pas zgjedhjes së Donald Trump-it president. Julia ishte fotografuar nga Alexi Lubomirski - i njëjti fotograf që qëndron edhe prapa fotografive të fejesës të Princit Harry dhe Meghan Markle - për ballinën dhe disa modelime, në të cilën ajo modelon fustanet e mbrëmjes dhe atletet sportive derisa ishte ngjitur në një anë të shkëmbit. Pa kurrfarë dyshimi, ajo duket e hatashme, por Julia e ka pranuar se ajo po lexon disa reagime jo të mira në lidhje me faktin se sa mirë po plaket, dhe i kishte dhimbur. Duke folur me Oprah, ajo po ashtu ka pranuar se sa e shokuar ishte me vrazhdësinë e njerëzve 'online', të cilat ajo vetë i kishte përjetuar në dorë të parë, pasi mbesa e saj Emma Roberts, ka postuar një foto të tyre së bashku. 'Një mëngjes fundjave, Emma kishte fjetur më shumë, kurse ne u zgjuam dhe po pinim çaj e po luanim me letra duke përjetuar kështu këtë mëngjes të hatashëm, dhe pas disa ditëve ajo ka postar një foto tonën. Dhe kishte shumë njerëz që kishin ndjerë nevojën të më thoshin se sa tmerrshëm po dukesha në atë foto - se nuk po plakem mirë, se po dukem sikurse një mashkull, përse ajo do ta postonte një foto si kjo kur dukem kaq tmerrshëm! Dhe isha e mahnitur se si kjo më bëri të ndihem. Unë jam një grua pesëdhjetë vjeçe dhe e di fare mirë se kush jam, dhe prapëseprapë ndjenjat e mia u lënduan. Isha e pikëlluar për faktin se njerëzit nuk e dinin qëllimin e krejt kësaj, ëmbëlsinë e kësaj, shkëlqimit absolut në atë foto. Unë po mendoja, "çfarë nëse do të isha 15 vjeçe"'? 
 

Image

Tre fëmijët e aktores Julia po ashtu ka folur edhe për tre fëmijët e saj, binjakët 13 vjeç Hazel dhe Phinnaeus, dhe 11 vjeçin Henry, dhe ka thënë se ajo nuk mendon se ndonjëherë do të kenë 'sensin e vërtetë' të saj për të qenë syperyll. 'Unë mendoj se ju kam thënë njëherë kur po fillonin t'i kuptonin gjërat', i kishte thënë Oprah. 'Ishte sikurse, "Ti je e famshme', dhe unë ju them, "unë mendoj se shumë njerëz kanë parë filmin që jam në të apo mund ta dinë se kush jam". Ndoshta kalon një orë. "A je më e famshme se Taylor Swift"'? Fëmijët e saj ndoshta nuk e kuptojnë se e ëma e tyre është loçka e Amerikës, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë mendjehollë. Julia ka thënë se vajza e saj, Hazel ishte e vetëdijshme se prindërit e saj po anonin për Hillary Clintonin në zgjedhjet e fundit presidenciale, kështu që kur Trump ka fituar, edhe ajo e ka ndjerë gjithashtu këtë. 


Marshi i parë "Women's March" në Uashington 'Kur Donald Trump ishte zgjedhur, vajza ime, Hazel, erdhi derisa televizori ishte kyçur, dhe i thashë me një zë të ulur, Trump-i po fiton, dhe disi ajo u shtang, sepse natyrisht që të gjithë ne e kishim këtë shpresën kolektive se diçka tjetër do të ndodhte. Dhe, ajo që pashë në momentin e saktë ishte nevoja komplete për mua që si prind të gjej një mënyrë që atë ta bind se ende ka një zë. Prandaj, kemi shkuar në marshin e parë "Women's March" në Uashington - kam dashur ta bëj të ndihet sikur ende ka një vend për të në botë, se edhe më tutje ajo mund të besojë në atë që ka besuar deri më tani, përkundër faktit se dikush tjetër tashmë është president. Ishte shumë e fuqishme për mua ta kem atë në njëfarë mënyre të jetë liderja ime në këtë hapësirë të marshit dhe duke marrë pjesë dhe duke qenë një qytetare e këtij vendit'.  

(Kosova Sot)