Michael Bublé lë muzikën për shkak të djalit të sëmurë

  • 15 October 2018 - 11:18
Michael Bublé lë muzikën për shkak të djalit të sëmurë

Këngëtari ka bërë publik vendimin e vet gjatë asaj që e ka cilësuar si intervistën e tij të fundit.

Në kohën kur pritet që të dalë albumi i tij i ri, me titullin "Love", këngëtari tregon se kjo është koha që ai të përshëndetet nga muzika, duke dashur që të largohet mu tani, kur është në 'kulmin e karrierës' 

Michael Bublé edhe zyrtarisht është pensionuar nga muzika, pas betejës së të birit, Noah, kundër kancerit. Këngëtari 43- vjeçar ka shpjeguar se, si pasojë e 'dhembjes së shpirtit', të cilën e ka përjetuar pas diagnostikimit të të birit me kancer, derisa djali kishte vetëm tre vjet, ka ndryshuar perceptimi i tij i jetës dhe se tani 'është hallashtisur nga fama'.


Michael ka tre fëmijë

Noah, tani 5 vjet, gjendet aktualisht në remision (gjendje të shëruar), pas një beteje të gjatë dhe të mundimshme kundër kancerit të mëlçisë, por kjo betejë e mundimshme ia ka ndryshuar jetën Bublé-s, duke e vënë në pyetje karrierën e tij në shoubiz. Michael është i martuar me aktoren argjentinase Luisana Lopilato, 31 vjeçe, me të cilën kanë tre fëmijë: djalin e madh Noah; djalin Elias 2 vjeç dhe vajzën Vida, e cila lindi dy muaj më parë. Si ai, po ashtu edhe Luisana, kanë ndërprerë karrierat e tyre, në mënyrë që të jenë afër të birit të sëmurë. Ata shkuan në SHBA, në mënyrë që Noah të mund t'i nënshtrohej trajtimit të hepatoblastomës.


Largohet në kulmin e karrierës

Këngëtari tregon sesi, gjatë vizitave te djali i sëmurë, përpiqej me të gjitha forcat që t'ia ngrente atij lart humorin. Në kohën kur pritet që të dalë albumi i tij i ri, me titullin "Love", këngëtari tregon se kjo është koha që ai të përshëndetet nga muzika, duke dashur që të largohet mu tani, kur është në 'kulmin e karrierës'. Ai thotë se, intervista që dha, është në fakt 'intervista e tij e fundit'. Përndryshe, ky këngëtar kanadez ka fituar katër çmime "Grammy" dhe ka shitur 75 milionë kopje albumesh, duke fituar rreth 35 milionë funte në vit. Por, të gjitha këto të arritura duket sikur e humbën domethënien e tyre, pasi që Noah i u diagnostikua me kancer të mëlçisë. Noah tani është deklaruar 'i lirë nga kanceri' derisa Michael pritet të dalë së shpejti me albumin e tij të ri, "Love". Ai është shumë emocional. Sytë i lagen sapo të përmendet kanceri. Ai thotë se ende vazhdon që të jetojë nën hijen e dy viteve të kaluara, të cilat ai i konsideron me ferrin.


Albumi i ri i Michael-it do të publikohet më 16 nëntor

Thjesht, dëshiroja të vdisja', thotë ai. 'Bile, nuk e di si merrja frymë. Edhe gruaja ime ishte në të njëjtën derexhe. Bile, ajo mendonte se më i forti isha unë, në lidhjen tonë'. Ai tregon se, njëra ndër metodat e tejkalimit të kësaj periudhe të vështirë, ishte duke u shtirë kinse ishte personazhi i luajtur nga Roberto Benigni në filmin "Life Is Beautiful". Ky film i vitit 1997 ka një ngjarje që zhvillohet në një kamp përqendrimi, e ku Guido, i cili gjendej aty bashkë me të birin, mundohej që këtë situatë tragjike ta shndërronte në komike. Albumi i ri i Michael'it, me titull "Love", do të publikohet më 16 nëntor,shkruan Kosova Sot.

 

(Kosova Sot)