Arta Dobroshi, aktorja më e mirë

  • 16 October 2018 - 13:16
Arta Dobroshi, aktorja më e mirë

Aktorja e njohur kosovare, Arta Dobroshi, është zgjedhur aktorja më e mirë në 'Festival des Antipodes' me rolin e saj në filmin "Stray". Filmi "Stray" i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re. Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara.

 

(Kosova Sot)