Fituesi i mbi dhjetë çmimeve në letërsi vjen në Kosovë, nderohet me "Çelësin e Qytetit"

  • 16 October 2018 - 15:28
Fituesi i mbi dhjetë çmimeve në letërsi vjen në Kosovë, nderohet me

Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën e edukimit dhe librit, më 16 dhe 17 tetor sjellin në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur nga Franca, Mathias Enard, pesë nga veprat e të cilit tashmë janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe botuar nga shtëpia botuese 'Buzuku'. Pesë veprat e përkthyera në shqip janë: 'Busulla', 'Zona', 'Përsosmëria e Qitjes', 'Tregoju për betejat, mbretërit dhe elefantët', 'Rruga e Vjedhësve'. Në kuadër të misionit të tij letrar në Kosovë, Mathias Enard do të nderohet nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti do t'i ofrojë "Çelësin e Qytetit". Mathias Enard (1972 - Niort, Francë) është romancier tashmë i njohur botërisht, specialist i gjuhëve dhe kulturave orientale. Ka studiuar persishten dhe arabishten, duke qëndruar një kohë të gjatë në Lindjen e Mesme.

 

(Kosova Sot)