Misteri Da Vinci: Përse kjo kryevepër prej 450 milionë dollarësh është mbajtur e fshehtë?

  • 17 October 2018 - 09:02
Misteri Da Vinci: Përse kjo kryevepër prej 450 milionë dollarësh është mbajtur e fshehtë?
Nga një shikim i shpejtë i pikturës duket ndryshe nga versioni i restauruar

Piktura tregonte njeriun me flokë të gjatë, me mjekër që po qëndronte me njërën dorë të ngritur në bekim, derisa tjetrën e mbante një sferë transparente

Në maj 2008, disa prej ekspertëve më të mëdhenj botëror të Leonardo da Vincit po qëndronin në një studio sipër "Trafalgar Square". Objekti për të cilin ishin ftuar për ta vëzhguar, në departamentin e konferencave te "National Gallery", ishte një pikturë në panelin e një druri prej arre. Tregonte njeriun me flokë të gjatë, me mjekër që po qëndronte me njërën dorë të ngritur në bekim, derisa tjetrën e mbante një sferë transparente. "Është një përzierje e të qenët të eksituar por duke mos u bllokuar në të", thotë Martin Kemp, historiani eminent i artit që ishte aty atë të hënë. "Unë po provoj që tërheqjen e gravitacionit ta mbaj të tërhequr, duke thënë, 'Kjo nuk mund të jetë e drejtë'". Piktura kishte "praninë", ka ndjerë Kemp, dhe nuk kishte mospajtim. Atë ditë, piktura e harruar për një kohë të gjatë ishte autentike si kryevepra e humbur e Leonardo-s, Salvator Mundi. Tri vite më vonë, në nëntor të vitit 2011, ky portret i Krishtit ishte zbuluar për të parën herë te "National Gallery" për ekspozitën e Leonardo-s. 

Doza e skepticizmit Gjashtë vite më pas, u shndërrua në pikturën më të shtrenjtë ndonjëherë që ishte shfaqur në ankand, kur ishte shitur te "Christie's" për shumën marramendëse prej 450.3 milion dollarë amerikanë. Më pas, muajin e kaluar, diçka hutuese ka ndodhur. Salvator Mundi ishte blerë nga "Christie's" për "Louvre Abu Dhabi". Agjenda e prezantimit ishte për 18 shtator - një moment i madh ky. Por në fillim të muajit shtator, kjo në mënyrë të papritur dhe në mënyrë misterioze ishte shtyrë. "Detajet e mëtutjeshme do të shpallen shumë shpejtë", u tha përmes një deklaratës zyrtare. Nuk kishte më asnjë deklaratë për këtë rast dhe pyetjet e mija ishin plotësuar me vetëm një deklaratë të ridërguar. Kemp e pranon se është krejt në errësirë, por insiston: "Nuk është çështje e këmbës së ftohtë". Kështu është puna. Edhe kur çekiçi i ankandit u rreh, një dozë spekticizmi krejt papritmas ishte krijuar rreth Salvator Mundi. A mos kanë dalë për një xhiro ekspertët te "National Gallery"? Një burim nga brenda situatën ma tha troç: "Nuk është shumë mirë". Matthew Landrus, një akademik nga Oksfordi, madje ka dalë edhe në publik me pohimin se larg nga të qenët Leonardo, kjo punë me të madhe është bërë nga imituesi i veprës së tretë, Bernardino Luini. Por nëse "Louvre Abu Dhabi" vërtetë dyshon për Salvator Mundi,me gjasë janë në dijeni për gjendjen e saj. Për atje vërtet është një problem me këtë pikturë dhe është atje për secilin për ta parë. Nëse "Louvre" - që ka teknologjinë më të sofistikuar në tokë - ende nuk e ka vërejtur çështjen, të gjithë muratorët e saj ajo që duhet të bëjnë është të kontrollojnë në postimet në "Instagram" që e kanë materializuar pasi që piktura është shitur. Thomas Campbell, ish drejtor i "New York's Metropolitan Museum", ka shkruar: "450 milionë dollarë?! Besoj se blerësi i kupton çështjet e ruajtjes". Piktura shoqëruese e shfaq Salvator Mundi-n në mes të restorantit të tij. Implikimi ishte se piktura ashtu e shitur nga "Christie's" është e restauruar. Kur ishte sfiduar, Campbell ka thënë: "Thjesht po thosha, ashtu siç edhe disa të tjerë e kanë thënë, një sasi e madhe e ruajtjes". Në fakt, fotografi ishte diçka si bombastike, një shikim i shpejtë i pikturës që duket në mënyrë dramatike ndryshe nga versioni i restauruar. Koha e kishte lënë Krishtin pothuajse tullac, me sytë në gjendje aspak të mirë, megjithëse fytyra vërtetë ishte e bukur - e bukur dhe në harmoni por precize në mënyrë anatomike. Është komplet krejt ndryshe, në tone dhe ndjenja, nga shfaqja e tymosur e pikturës sot, pasi që tretmani i plotë është bërë nga restauruesja e respektuar Dianne Dwyer Modestini. 

Prekja ka turbulluar cilësinë e fytyrës Nëse shenjat e plakjes janë edhe më të dukshme, kështu është edhe bukuria e rinisë së Krishtit. Ai duket sikurse ju takon të dyja gjinive, model me flokë të gjatë që Leonardo kishte dashur ta portretizojë, ka thënë kjo biografe e shekullit të 16- të Vasari. Ishte Martin Clayton, kurator i vizatimeve të Leonardo-s te "Royal Library" në "Windsor Castle", i cili më ka sugjeruar të kontrolloj postimet e Campbell dhe më ka tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen për dallimet fillestare midis pikturës, pasi që ishte e qartë edhe në këto paraqitje tani. "Fotografët duket se e kanë treguar këtë, para se të ishte prekur, ishte krejt Leonardo" thotë ai. "Ata tregojnë pikturën në mes të restaurimit - dhe duket sikurse ri-prekja ka turbulluar cilësinë e fytyrës". Clayton nuk vë në dyshim autenticitetin e pikturës. Sugjerimi i tij është se një pjesë e Leonardo-s pjesërisht është "turbulluar". Këtë teori problematike ia kam bartur edhe Robert Simon, njeriu që ka zbuluar Salvator Mundi bashkë me dy partnerët e biznesit. Me gjasë ata e kanë blerë këtë pikturë domethënëse në ankandin e Luzianës në vitin 2005. Simon është shumë i dhënë pas Leonardo-s dhe, kur ai ka filluar të mendojë se kjo ishte diçka pak më shumë se një kopje e keqe, ka vendosur për një rikërkim të kujdesshëm. "Vendimi më i rëndësishëm ishte që mos të trajtohej si një vendim i thjeshtë komercial" thotë ai. Në vend të kësaj, puna ishte bërë në akordim me "një plan shumë të ngadalshëm, dhe plan aspak të ngutur". Ishte shpaguar kur ata kanë treguar pikturën pjesërisht të ri-prekur te Nicholas Penny, i cili atëherë ishte drejtor te "National Gallery" në Londër. "Ai e morri. Ai ka thënë, 'Unë mendoj se keni një problem interesant: si të keni qasje ndaj diçkaje që duket pothuajse e pamundur'"? Penny kishte të drejtë. Jonathan Jones.

(Kosova Sot)