Fotografi Willem Poelstra na e la trashëgimi shpresën

  • 17 October 2018 - 14:38
Fotografi Willem Poelstra na e la trashëgimi shpresën
Fotografi Willem Poelstra, i cili dokumentoi përmes fotografive të tij luftën dhe paqen në Kosovë, ka vdekur ditë më parë në moshën 62-vjeçar. Vdekja e tij ka pikëlluar shumë njerëz, mirëpo sipas telegramit të Ambasadës së Kosovës në Holandë, pas vdekjes së tij nga ai do të na mbetet si trashëgimi shpresa. Shpresa, e cila do na bëjë që edhe në situata të vështira dhe pavarësisht paragjykimeve dhe urrejtjes, të cilat mund të jenë rrënjosur thellë, të besojmë që është e mundur që njerëzit të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të gëzohen për gjërat që i bashkojnë dhe jo të vëmë në pah ato që na ndajnë.

(Kosova Sot)