'First Man' dështoi të bënte bujë

  • 17 October 2018 - 16:07
'First Man' dështoi të bënte bujë
Edhe jashtë SHBA-së, filmi "First Man" dështoi që të arrinte kushedi çfarë suksesi, duke fituar 8.6 milionë dollarë nga 22 tregjet e tij të para

Disa nga javët e ardhshme do të jenë kritike nëse filmi i parë hollivudian i studios, i regjisorit fitues të çmimit 'Oskar', Damien Chazelle, do të arrijë sukses financiar Në vitin 1983, "The Right Stuff" - që fliste rreth ditëve të para të programit hapësinor të NASA-s dhe rreth astronautëve të parë amerikanë - ishte cilësuar si dështim i "box-office", sa iu përket fitimeve. Megjithatë, ai kishte marrë tetë nominime për 'Oskar', duke përfshirë edhe nominimin në kategorinë e filmit më të mirë. Më shumë se tri dekada më pas, filmi i lavdëruar nga kritikët, "First Man", me në rolin kryesor aktorin Ryan Gosling, si Neil Armstrong, komandanti i fluturakes hapësinore "Apollo 11", apo njeriu i parë i cili eci mbi sipërfaqe të Hënës, mund ta ketë të njëjtin fat. Kjo dramë historike fitoi vetëm 16.5 milionë dollarë, përkundër kritikave të mira dhe pedigresë së kombinuar regjisorit fitues të Oskarit, të filmit "La La Land", Damien Chazelle, Goslingut dhe Claire Foy nga "The Crown".

Shikuesit më pak entuziastë Edhe jashtë SHBA-së, filmi "First Man" dështoi që të arrinte kushedi çfarë suksesi, duke fituar 8.6 milionë dollarë nga 22 tregjet e tij të para, krahas një buxheti të produksionit prej 70 milionë dollarësh dhe një marketingu intensiv. Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për filmin "First Man". "Universal" insiston se filmi do të arrijë sukses edhe në "box-office", falë sezonit të shpërblimeve. Kritikëve mund t'iu pëlqejë filmi "First Man" - me një aprovim të kritikëve prej 88% në "Rotten Tomatoes" - por shikuesit ishin më pak entuziastë, duke e vlerësuar me vetëm "B+ CinemaScore". As në "Rotten Tomatoes" shikuesit nuk e kanë vlerësuar lart këtë film, me vetëm 61%. Krahasojeni këtë me rreth 90% të vlerësimit që ka marrë "Venom", i cili, në anën tjetër, ka marrë kritika shumë negative, por që ka zënë vendin e parë në "box office" gjatë dy fundjavave të fundit. "Shikuesit tonë më besnikë, meshkujt e rritur, nuk bëjnë turr për ta shikuar filmin që fundjavën e parë, pas fillimit të shfaqjes", thotë Jim Orr, president i distribuimit vendor i studios "Universal", duke vërejtur se meshkujt përbënin 56% të blerësve të biletave, derisa më shumë se gjysma e shikuesve ishin më të moshuar se 35 vjet.
"Venom" paraqet sfidë për filmin "First Man" Orr u referohet disa filmave 'vjeshtorë' që patën një hapje me shifra modeste, e më pas vazhduan me sukses gjatë tërë sezonit të shpërblimeve. Këtu përfshihen filmat, sikur filmi fitues i Oskarit, i Ben Affleck-ut, "Argo", i cili filloi me një fitim prej 19.5 milionë në tetor të vitit 2012, por fitimi i tij përfundimtar jashtë shtetit ishte 232.2 milionë dollarë. Më pas e kemi edhe filmin "Bridge of Spies" të vitit 2015, me aktorin Tom Hanks në rolin kryesor, i cili debutoi me 15.4 milionë dollarë, për ta shënuar më pas një fitim prej 165.5 milionësh. Por, "Universal" nuk mund të parashikonte suksesin e filmave "Venom" dhe "A Star Is Born", ku secili prej tyre, në mënyrën e vet, është duke ia vjedhë 'oksigjenin' filmit "First Man". "Venom" paraqet sfidë për filmin "First Man" për faktin se joshë shikuesit meshkuj të të gjitha moshave. Ndërsa filmi "A Star Is Born" paraqet konkurrencë për faktin se joshë shikuesit më të moshuar dhe ata që preferojnë filmat e shpërblimeve. 


(Kosova Sot)