Jeta tragjike e këngëtares së talentuar Amy Winehouse do të incizohet në film

  • 18 October 2018 - 08:27
Jeta tragjike e këngëtares së talentuar Amy Winehouse do të incizohet në film
Aty përfshihet ngritja në famë, para vdekjes së saj tragjike nga helmimi me alkool\

Njoftimi për bërjen e filmit biografik vjen pak ditë pasi u bë e ditur se Amy do të kthehet për të performuar në skenë në formë të hologramit, gjatë një turneu muzikor, që do të mbahet në vitin 2019

F amiljarët e këngëtares Amy Winehouse kanë nënshkruar një marrëveshje, për bërjen e një filmi biografik, rreth ngritjes në famë të këngëtares së ndjerë, para vdekjes së saj tragjike. I ati i autores së hitit "Back To Black", Mitch, thotë se edhe pse, më parë, ua kanë bërë ofertën, si familje, që të bashkëpunonin me bërjen e një filmi rreth bijës së tyre të ndjerë, ata vetëm tani ndjejnë se është momenti i duhur për një gjë të tillë, shtatë vjet pasi këngëtarja e famshme humbi jetën, si pasojë e helmimit me alkool. 

Amy u bë e famshme me publikimin e albumit "Frank" Duke mohuar thashethemet se aktorja e filmit "A Star Is Born", Lady Gaga do ta luajë rolin e Amyt, Mitch tha se këtë rol do ta luajë një aktore angleze, nga Londra, jo aq e njohur, e cila ka një ngjashmëri deri-diku me Amy-n. Në një intervistë të mëparshme, Mitch kishte deklaruar se do të donin që rolin e vajzës së tyre ta luante ndokush që do ta portretizonte Amy-n, të tillë sikur që ishte... një person argëtues, brilant, sharmues dhe të tmerrshëm. Amy u bë e famshme me publikimin e albumit "Frank", në vitin 2003, tre vjet para publikimit të albumit të saj të dytë, "Back To Black", i cili i solli famë botërore. Por, përkundër talentit, karriera e saj filloi të vuante si pasojë e 'demonëve' të saj, apo thënë më qartë, konsumimit të drogave legale (alkool) dhe ilegale nga ana e saj. Ajo vuante edhe nga çrregullimet në të ushqyer, ku vëllai i saj, Alex, thotë se edhe ato çrregullime ndikuan në vdekjen e saj. "Ajo që, në fakt, e vrau Amy-n, është bulimia", thotë ai. Por, hetimet zyrtare, të bëra pas vdekjes së Amy-t, thonë se ajo vdiq nga helmimi me alkool, ku në 1 decilitër të gjakut të saj, kishte 416 mg alkool, që është rreth pesë herë më shumë sesa limiti i alkoolit që lejohet te shoferi. Thuhet se Amy filloi të përdorte drogë për fajin e burrit të saj, Fielder-Civil, pasi edhe ky i fundit pranoi se kishte qenë ai që e kishte futur Amy-n në botën e drogës.

"Muzika e vajzës tonë preku jetët e miliona njerëzve" Njoftimi për bërjen e filmit biografik vjen pak ditë pasi u bë e ditur se Amy do të kthehet për të performuar në skenë në formë të hologramit, gjatë një turneu muzikor, që do të mbahet në vitin 2019. Fitimet nga ky turne do të shkojnë te Fondacioni "Amy Winehouse". Në lidhje me këtë turne, i ati i këngëtares së ndjerë tha se kjo është realizim i një ëndrre për ta. Që ta shohin të bijën duke performuar përsëri. "Muzika e vajzës tonë preku jetët e miliona njerëzve dhe kjo dmth se trashëgimia e saj do të vazhdojë në këtë mënyrë inovative", thotë i ati i saj. Hologrami dhe bendi do të performojnë versionet 'dixhitalisht të rimasterizuara' të hiteve më të mëdha të Amy-t të vitit 2011. Marty Tudor, shef ekzekutiv i produksionit në BASE, pranoi se ai është 'krenar' se hologrami i këngëtares së ndjerë do t'ua mundësojë fansave që ta përjetojnë edhe një herë zërin e saj. Ai shtoi se Amy ishte një person i jashtëzakonshëm, që kishte një pasion të pabesueshëm si ndaj muzikës, po ashtu edhe ndaj fansave të saj. 

(Kosova Sot)