Eminem me performancë fantastike në "Empire State Building"
Ai u rikthye më fuqishëm se kurrë me albumin që e nxori në shitje në muajin gusht, "Kamikaze". Eminem ka pasur një shfaqje fantastike ndërtesën më të lartë e njohur si Empire State Building. Ajo është një nga ndërtesat më të larta në New York dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi pasi arrin deri në 443 metra lartësi. Ai ka performuar këngën "Venom" për të shënuar fillimin e javës së gjatë të Jimmy Kimmel Live në Brooklyn. Performanca e reperit mori vëmendje të madhe edhe nga kalimtarët që u ndaluan për ta parë dhe për ta fotografuar.
(Kosova Sot)
(Kosova Sot)