Përveç Era Istrefit, një tjetër këngëtare shqiptare drejt muzikës ndërkombëtare

  • 19 October 2018 - 13:49
Përveç Era Istrefit, një tjetër këngëtare shqiptare drejt muzikës ndërkombëtare
Sipas raportimeve të medieve, këngëtarja e re Tayna, do të nënshkruajë një kontratë me shtëpinë diskografike "Ultra Music". Menaxheri i Taynës ka publikuar një foto në "Instastory" ku shihet se ka vizituar shtëpinë diskografike "Ultra Music". Sipas medieve, këngëtarja e hitit "Columbiana" është duke tentuar që të firmosë një kontratë me shtëpinë e njohur të muzikës, me të njëjtën që bashkëpunon Era Isrefi. Disa javë më parë menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, ka refuzuar një ofertë nga "Ultra Music", por që duket se më në fund ata kanë arritur një marrëveshje. 

(Kosova Sot)