Vdes Ara Guler, syri i Stambollit

  • 19 October 2018 - 14:11
Vdes Ara Guler, syri i Stambollit
Vdiq dje në moshën 90-vjeçare, pas një ataku në zemër, fotografi legjendar turk Ara Guler. Presidenti turk, Erdogan, i cili është fotografuar gjithashtu nga Guler, tha se fotografi legjendar gjithmonë do të mbahej mend "me veprat që la pas". I quajtur "Syri i Stambollit", Guler fitoi famë me portretet e tij bardhezi të qytetit. Guler i përkiste një familjeje intelektualësh turq. Nëna e tij vinte nga një familje armene, ndërsa babai ishte farmacist. Në moshën 22 vjeç, ai mori aparatin e tij të parë fotografik, një Rolleicord II. Karriera e tij si fotograf nisi kur iu bashkua një gazete lokale të quajtur "Yeni Istanbul", në vitin 1950. Guler gjithashtu ka fotografuar figura si Ëinston Churchill, John Berger, Alfred Hitchcock dhe Salvador Dali.

(Kosova Sot)