Kompozitori Agron Elezi në gjysmëfinale të garës "Creative Composers 2018"

  • 19 October 2018 - 15:22
Kompozitori Agron Elezi në gjysmëfinale të garës
Kompozitori nga Kosova, Agron Elezi, ka arritur që të jetë pjesë e gjysmëfinalistëve në garën "Creative Composers 2018". Dy kompozimet e kompozuesit Elezi: "Ikja e Vashës Kosovare" dhe "1468" janë ekzekutuar live para jurisë së këtij festivali, i cili organizohet nga Italia dhe Spanja. Në mesin e gjysmëfinalistëve në kategorinë "Live Free Orchestra" së bashku me Agron Elezin janë edhe kompozitorët: Gabriele Saro, Lorenzo Rota, Salvatore Testa dhe Riccardo Bogani, të gjithë këta nga Italia. Kompozimi "Ikja e Vashës Kosovare" luhet prej 83 instrumenteve si dhe e veçantë e saj është sepse luhet me harfë kromatike, një kombinim i rrallë. Ky projekt menaxher i të cilit është Bekim Rexhepaj është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit.

(Kosova Sot)