Jane Fonda: Kam qarë kur mora Oskar para babait tim të famshëm

  • 22 October 2018 - 08:44
Jane Fonda: Kam qarë kur mora Oskar para babait tim të famshëm

U bë aktore, sepse kishte nevojë për para AKTORJA ME NAM FLET TE "LUMIÈRE FILM FESTIVAL" Jane Fonda: Kam qarë kur mora Oskar para babait tim të famshëm KINEMAJA ABC "Night School", në ora 16:00 "V E N O M" 3D, në ora 18:00. "Albanian Gangster", në ora 20:00 dhe 22:00 CICERONI KULTUROR • Mos i shiko gunën, por shikoji punën. • Gjuha ruhet atje ku shkruhet. • Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. FJALË TË URTA POPULLORE Për një javë rresht, mes datave 21 e 28 tetor mbahet edicioni i 48-të i këtij festivali, i cili u hap të dielën me shfaqjen "Le Pont"/ "Ura", tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, i vënë në skenë nga Simon Pitaqaj. Në anën tjetër, sot, të hënën, në Ferizaj prezantohet shfaqja "Kur Hana del" nga Ben Apolloni, për të vijuar të martën me shfaqjen "Zoti i masakrës" nga Besfort Idrizi, e të mërkurën me "Kasapi" të regjisorit Qazmendin Nuredini. E enjtja në teatrin e qytetit të Ferizajt "Adriana" është rezervuar për shfaqjen "Vetëvrasësi" nga Sulejman Rushiti, kurse të premten shfaqet "Ata që ikin" nga Kushtrim Bekteshi. Të shtunën në Ferizaj jepet shfaqja "Gratë" nga Qëndrim Rijani, kurse Festivali i Teatrove mbyllet të dielën me shfaqjen "Im atë donte Adolfin", të regjisorit Ilir Bokshi. Biletat për shfaqjet që jepen në kuadër të këtij festivali janë në shtije që nga dita e premte. Ato mund të sigurohen në ambientet e Teatrit në Ferizaj. MITINGU I POEZISË NË GJAKOVË Manjola Brahaj, fituese e çmimit të parë ••• Pardje në Gjakovë, në kuadër të Mitingut të 54-të të Poezisë, u ndanë çmimet për më të mirët e këtij edicioni. Poetja Manjola Brahaj mori çmimin e parë si poete debutuese në këtë ngjarje. Mitingu i Poezisë në Gjakovë organizohet nga Klubi Poetik "Gjon Nikollë Kazazi" dhe u mbajt në datat 18, 19 dhe 20 tetor 2018. Në këtë Miting punimet e tyre i lexuan poetët shqiptarë dhe kështu vazhduan traditën e këtij Mitingu tradicional, i cili mbledh poetë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare. Filloi Festivali i Teatrove në Ferizaj FESTIVALI I SELANIKUT "Nëntor i Ftohtë" dhe "Gardhi" përfaqësojnë Kosovën ••• Në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut, që do të mbahet nga data 1 deri më 11 nëntor, Kosova përfaqësohet me 2 filma; "Nëntor i Ftohtë" i regjisorit Ismet Sijarina dhe "Gardhi" nga regjisorja Lendita Zeqiraj. Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit "Balkan Survey" i kuruar nga Dimitris Kerkinos. "Balkan Survey" ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit. Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat të tjerë nga Kosova, si: "Tri Dritare dhe një Varje", "Home Sweet Home" "Si qeni n'rrush" etj. www.kosova-sot.info EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË “KOSOVA SOT” Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, mos hezitoni të na thirrni në tel.: 038 / 601 010; 601 007, apo na shkruani në e-mail: [email protected] Kulturë "Kam qarë sepse kam fituar një Oskar para se ta fitonte babi im, i cili ka bërë filma kaq të mirë. Nuk m'u duk e drejtë. Kam menduar ta braktis këtë punë, por një person i mençur më ka thënë: 'Jo, ne kemi kaq shumë organizues, por kemi pak yje filmash. Duhet të qëndrosh dhe t'i kushtosh më shumë vëmendje karrierës tënde'. Kështu kam filluar me produksionin e filmave të mi dhe gjërat filluan të përmirësoheshin{, thotë Fonda

Në festivalin e dhjetë në Francë, "Lumière Film Festival", aktorja Jane Fonda ka pranuar çmimin "Lumière Award", prezantuar nga CostaGavras. Earlier. Aktorja kishte biseduar me drejtorin e "Institut Lumiere" dhe shefin e Kanës Thierry Frémaux. Ja çfarë kishin biseduar ata: A jeni e lumtur me idenë e të qenët yll? Po… Jam budallaqe, por jo e çmendur. Ka shumë njerëz përjashta që duan autografin tim. Por çfarë do të thotë të jesh yll? Në majë të shkëmbinjve dhe maleve ka antena. Ato quhen përsëritës. Përsëritin shenjat tona, zërat e atyre që jetojnë më poshtë nëpër lëndina - që nuk mund të ngjiten në male. Unë mendoj se yjet e kanë të njëjtin rol. Të jenë si antena në majë të maleve që përçojnë zërin e atyre që nuk janë yje. A keni ëndërruar gjithmonë të bëheni aktore? Jo. Babai im ishte aktor i madh. Por kur vinte natën në shtëpi, ai kurrë nuk ishte i lumtur. Kurrë nuk e kam pasur idenë se aktrimi sjell lumturinë.

Ai gjithmonë ishte me disponim të keq. Nuk isha aspak e tërhequr nga ky profesion. Nuk më ka pëlqyer trupi e as fytyra ime. Isha e turpshme. Por nuk dija çfarë të bëja tjetër. Kam tentuar të punoj si sekretare. Ishte shumë e vështirë pasi isha e re. Përfundimisht vendosa të bëhesha aktore, sepse kisha nevojë për më shumë të holla. Isha shoqe me të bijën e Lee Strasberg dhe më kishte rregulluar një audicion dhe ai më tha se isha e talentuar. Ndihesha thuajse e zotëroja qytetin e Nju- Jorkut. Në atë moment e kam zbuluar se pëlqeja aktrimin. Vetëm kisha nevoja që dikush të ma thoshte 'je e mirë'. Si ishte ndjenja kur fituar Oskarin e parë për "Klute"? Kam qarë sepse kam fituar një Oskar para se ta fitonte babi im, i cili ka bërë filma kaq të mirë. Nuk m'u duk e drejtë. Kam menduar ta braktis këtë punë, por një person i mençur më ka thënë: "'Jo': Ne kemi kaq shumë organizues, por kemi pak yje filmash. Duhet të qëndrosh dhe t'i kushtosh më shumë vëmendje karrierës tënde. Kështu kam filluar me produksionin e filmave të mi dhe gjërat filluan të përmirësoheshin. Si u takuat e më pas filluar bashkëpunimin me Roger Vadim-in? Para se ta takoja, i kam thënë agjentit tim se kurrë nuk do të bëj një film me Vadim-in.

Por kishte një ndejë me miq të përbashkët. Ai ishte aty. Nuk ishte aspak si e mendoja. Ishte shumë i këndshëm. Si një këpucë e vjetër. Ai mi ka mësuar disa këngë. Ishte kaq sharmant dhe rashë në dashuri me të. E pejsa tjetër është histori. Ne kemi bërë "Barbarella", që kishte një sukses ndërkombëtar, sidomos për djemtë adoleshentë të moshës 14-15 vjeçe. Jam krenare për këtë. A ishte e vështirë puna me Vadim-in? Jo, ishte shumë seksi. Ka diçka kaq intime. Ekzistojnë dy nivele, niveli sekret personal dhe niveli publik. Sidomos me Vadim-in, sepse ai kishte filmuar me ishgruan Brigitte Bardot, lakuriq në duart e tij. Atij i kishte pëlqyer kjo. Atij i pëlqente ta sprovonte fatin, ishte gjysmë rus. Kështu që ai ishte shumë i komplikuar. Ditën tjetër dikush më tha se francezët janë si italianët, por me temperament më të keq. Nuk e flas mirë frëngjishten, por atje ndihem si në shtëpi. Është shtëpia ime e dytë. Kam shumë miq, si Catherine Deneuve - e cila ishte martuar me Vadim-in, pas ndarjes sime nga ai. A ndikuan komentet tuaja rreth politikës në suksesin e karrierës gjatë viteve 1970? Pas pak kohe studiot nuk dëshironin të më punësonin. E kisha të vështirë të punoja për disa vite. Por më pas gjithçka u rregullua. Sepse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë asaj kohe u pashë me sy të keq nga J. Edgar Hoover drejtori i FBI-së. Ata më shikonin me sy të keq, sepse isha kokëfortë. SI u përfshitë në bërjen e videove për fitnes? Në fillim kam filluar për të fituar të holla për "Campaign for Economic Democracy", organizuar nga bashkëshorti im Tom Hayden. Por në një pikë të caktuar e kam kuptuar se kemi vlera të mëdha për veten tonë. Kam pranuar letra nga mbarë bota duke më thënë se jeta e tyre kishte ndryshuar. Thomas Jefferson ka thënë se revolucioni fillon me muskujt. Ai vërtetë e ka thënë këtë. Nuk e di përse e ka thënë. Ndoshta për faktin se ndoshta sepse mësuesja e tij ishte një skllave.

(Kosova Sot)