Filloi Festivali i Teatrove në Ferizaj

  • 22 October 2018 - 14:19
Filloi Festivali i Teatrove në Ferizaj

Për një javë rresht, mes datave 21 e 28 tetor mbahet edicioni i 48-të i këtij festivali, i cili u hap të dielën me shfaqjen "Le Pont"/ "Ura", tekst i shkrimtarit Ismail Kadare, i vënë në skenë nga Simon Pitaqaj. Në anën tjetër, sot, të hënën, në Ferizaj prezantohet shfaqja "Kur Hana del" nga Ben Apolloni, për të vijuar të martën me shfaqjen "Zoti i masakrës" nga Besfort Idrizi, e të mërkurën me "Kasapi" të regjisorit Qazmendin Nuredini. E enjtja në teatrin e qytetit të Ferizajt "Adriana" është rezervuar për shfaqjen "Vetëvrasësi" nga Sulejman Rushiti, kurse të premten shfaqet "Ata që ikin" nga Kushtrim Bekteshi. Të shtunën në Ferizaj jepet shfaqja "Gratë" nga Qëndrim Rijani, kurse Festivali i Teatrove mbyllet të dielën me shfaqjen "Im atë donte Adolfin", të regjisorit Ilir Bokshi. Biletat për shfaqjet që jepen në kuadër të këtij festivali janë në shtije që nga dita e premte. Ato mund të sigurohen në ambientet e Teatrit në Ferizaj.

(Kosova Sot)