"Nëntor i Ftohtë" dhe "Gardhi" përfaqësojnë Kosovën

  • 22 October 2018 - 18:11

Në edicionin e 59-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut, që do të mbahet nga data 1 deri më 11 nëntor, Kosova përfaqësohet me 2 filma; "Nëntor i Ftohtë" i regjisorit Ismet Sijarina dhe "Gardhi" nga regjisorja Lendita Zeqiraj. Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit "Balkan Survey" i kuruar nga Dimitris Kerkinos. "Balkan Survey" ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit. Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat të tjerë nga Kosova, si: "Tri Dritare dhe një Varje", "Home Sweet Home" "Si qeni n'rrush" etj.

 

(Kosova Sot)