Calum Scott me këngë të re për fëmijërinë e tij jo të lehtë

  • 23 October 2018 - 08:47
Calum Scott me këngë të re për fëmijërinë e tij jo të lehtë

Me kalimin e viteve, ai gjeti forcën që ta mbajë kokën lart "No Matter What" pa dyshim se është kënga më personale që kam shkruar ndonjëherë dhe kënga që më bën më së shumti krenar. Është një këngë e lindur nga vetmia, pranimi dhe rrëfimi i dhembshëm, por çlirues i përvojës së daljes sime publike si homoseksual", thotë Calum Scott 'No Matter What' është një baladë mahnitëse me piano, e cila tregon rrëfimin e Calum-it, derisa iu tregon prindërve se është homoseksual. Derisa nuk e mori mbështetjen e nevojshme nga miqtë, ai iu drejtua nënës, e më pas edhe babait, të cilët ia kujtuan se e duan 'pa marrë parasysh të gjitha' dhe se duan që ai të jetë gjithmonë i lumtur dhe vetvetja. Teksti i kësaj kënge është tepër personal. Është e qartë se ai nuk pati aspak një fëmijëri dhe rini të lehtë. Por, me kalimin e viteve, ai gjeti forcën që ta mbajë kokën lart. Raporti midis prindërve dhe fëmijës

Duke folur për këtë këngë, Calum thotë: "No Matter What" pa dyshim se është kënga më personale që kam shkruar ndonjëherë dhe kënga që më bën më së shumti krenar. Është një këngë e lindur nga vetmia, pranimi dhe rrëfimi i dhembshëm, por çlirues i përvojës së daljes sime publike si homoseksual. Ajo që dua në lidhje me këtë këngë, është se ajo nuk është e kufizuar vetëm te rrëfimi i identitetit seksual, por edhe te raporti midis prindërve dhe fëmijës dhe pranimit, në përgjithësi". Kënga 'No Matter What' është njëra nga katër këngët e reja e cila do të paraqitet në edicionin special të albumit "Only Human", i cili pritet që të dalë më 30 nëntor. Tri këngët e tjera të reja përfshijnë 'Need To Know', 'Sore Eyes' dhe një version i 'White Christmas' 'live' nga "Abbey Road Studios". Calum kishte publikuar albumin "Only Human" në mars, por atëherë nuk ishte ende i gatshëm që ta përfshinte në të këngën në fjalë. Tani kemi të bëjmë me një edicion special. Kur mori pjesë Calum Scott në audicionin e "Britain's Got Talent"? Calum mori pjesë në "Britain's Got Talent" në vitin 2015.

Ai këndoi këngën 'Dancing on My Own', duke u përshëndetur me duartrokitje frenetike. Kush është Jade Scott? Para se Calum të merrte pjesë në audicion, motra e tij Jade po ashtu e provoi veten në 'BGT'. Por, të gjithë anëtarët e jurisë i dhanë vlerësim negativ. Kënga e tij e parë 'Dancing on My Own' u bë hit i madh Calum lëshoi singllin 'Dancing on My Own' më 15 prill të vitit 2016. Ai ishte një 'hit i fjetur' dhe për herë të parë arriti në pozitën 40, përkundër transmetimit të vogël në radio. Në gusht arriti pozitën numër 2.  

JA KËNGËT QË PËRFSHIHEN NË
EDICIONIN SPECIAL TË ALBUMIT
"ONLY HUMAN", EDICIONI
SPECIAL:
If Our Love Is Wrong
Give Me Something
Rhythm Inside
You Are The Reason
Come Back home
Stop Myself (Only Human)
Dancing On My Own
Only You
Won't Let You Down
What I Miss Most
Hotel Room
Good To You
Not Dark Yet
Dancing On My Own (Tiesto Remix)
BONUS TRACKS
Need To Know
No Matter What
Sore Eyes
White Christmas (1 Mic 1 Take/Live
From Abbey Road Studios)

(Kosova Sot)