Këngëtarja që shtoi pasurinë PA KËNDUAR NJË VIT

  • 12 November 2018 - 10:04
Këngëtarja që shtoi pasurinë PA KËNDUAR NJË VIT

E dhe pse nuk ka realizuar ndonjë këngë të re apo nuk ka pasur ndonjë turne me koncerte në 12 muaj, pasuria e këngëtares Adele raportohet të jetë rritur për 18 milionë euro në krahasim me vitin paraprak. Këngëtarja e lindur në Londër ka thënë se posedon një pasuri prej 160 milionë euro në krahasim me vitin paraprak kur kishte 143 milionë. Vetëm turneu i verës së vitit 2017 asaj ia kishte shtuar rreth 48 milionë euro. 

"25", albumi që e bëri të pasur

Në vitin 2015, kur ajo kishte lansuar albumin e saj me titull "25", ajo ka reflektuar se ende po jetonte në të njëjtën mënyrë modeste të jetës si më parë. Ajo ka thënë: 'Unë dua të kem një jetë reale, në mënyrë që të shkruaj këngë. Askush nuk dëshiron të dëgjojë diçka nga një person që ka dalë nga realiteti. Kështu që unë jetoj një jetë modeste'. Pas tre vjetëve është e qartë se ajo ka shtuar statusin e saj si një nga femrat më të pasura në botë. Pra, çfarë bën ajo për t'i shpenzuar të gjitha këto të holla? Tashmë pothuajse banore në Los Anxhelos, ajo udhëton me një aeroplan privat që kap çmimin prej 50 milionë, preferon diamante të shtrenjta me ngjyrë të verdhë e jo ata të mërzitshmit me ngjyrë të bardhë si dhe në stafin e saj përfshihen stilistë, trajner personal, asistent dhe një apo dy truproja. Shtëpia e saj është afër mikes së saj Jennifer Lawrence, aktores që ka fituar çmimin Oskar, e ditëlindja e saj e tridhjetë këtë pranverë ishte bazuar në temën e Titanic-ut dhe kishte një set enkas të përgatitur që të duket sikurse nga balloja e filmit. Çmimi i gjithë kësaj? Rreth 290,000 euro. 

Lulet e martesës, rreth 18,000 euro

Lulet për ndejën e martesës të cilat më pas ia kishte hedhur mikes Alan Carr në muajin janar thuhet se kanë kushtuar rreth 18,000 euro - dhe se ishin krijuar nga luleshitësi i preferuar i klanit Kardashian, Jeff Leatham. Krejt këto shpenzime janë pa depërtuar në koleksionin e saj të çantave, i cili vlen më shumë se 57,000 euro. Natyrisht, Adele ka një ekip sigurie që shihen teksa e shoqërojnë atë nëpër shitoret apo ku shfaqet ajo, apo edhe kur del për darkë. Në Los Anxhelos gjatë kësaj pranvere, një prej tyre ishte parë teksa ia mbante çantat duke i dërguar në veturë. Ajo ka edhe një ekip më të madh kur niset për ndonjë turne. Sigurimi thuhet se është në bashkë-koordinim përmes Gavin de Becker, që ofron mbrojtjen më të mirë të afërt në Hollivud si dhe udhëheq sigurimin për Sër Paul McCartney dhe Beckham- in. Ajo ka punësuar edhe ish- truprojën e Lady Gaga-s, muskulorin Pete van Der Veen. Do të ishte krejt e pazakonshme nëse Adele nuk do të kishte një shef dhe dado në stafin e saj në shtëpinë e saj, sikurse miqtë e saj të afërt Robbie Williams dhe juria nga "X Factor" Ayda Field, që kanë shumë. Disa nga shpenzimet për stafin mbulohen nga kompania e saj e incizimeve dhe promovuesit e turneve, por krejt kjo nuk kushton asnjë qindarkë më pak se 290,000 euro në vit. 

Adhuruese e çantave

Adele i ka për qejf shumë çantat me firmë, e këtë verë ishte parë teksa po mbante një "Ophidia" nga "Gucci" që shton rreth 900 euro. Çantat e tjera në koleksionin e saj përfshijnë çantën prej lëkure nga "Celine", "Jimmy Choo Rosabel" (1.200 euro),një çantë të madhe "Chanel" (1,400 euro) dhe shumë çanta të tjera të vogla krahu, plus ato nga "Louis Vuitton" dhe "Mulberry", e po ashtu edhe çantë dore "a Burberry Prorsum Knight" që kushton rreth 1.400 euro. Ajo është parë teksa kishte dhe një çantë të rrafshët lëkure të errët "Birkin", që kushton rreth 18,000 euro. Ajo po ashtu pëlqen këpucët dhe çizmet. Kjo edhe nëse atletet e saj modeste që i kishte mbathur për darkë në muajin maj ishin me firmë - nga "Yves Saint Laurent" - dhe kanë kushtuar 686 euro. Ajo po ashtu posedon një palë çizme prej lëkure, "Chloe" që i pëlqejnë shumë dhe kushtojnë rreth 1 mijë euro. Syzet e saj të preferuara të diellit janë nga "Linda Farrow" dhe kushtojnë 543 euro. Pos se stilisti Gaelle Paul përzgjedh veshjet e saj, ajo ka punuar edhe me artistin e grimit Michael Ashton për një dekadë të tërë. Ditë pas dite, ajo mëton të mos aplikojë fare grim. Stilistja Daniela Neil ka rregulluar flokun e saj për videon muzikore të këngës "Hello", por ajo më shumë përcaktohet për stilistin e flokut të njohur nga Hollivudi, Chris Appleton, i cili po ashtu kujdeset për Kardashian-et dhe Jennifer Lopez-in, e po ashtu edhe për Ariana Granden. Derisa ka jetuar në Londër,për flokun e saj kujdesej Lino Carbosiero, "MBE" - që po ashtu kujdeset për David Cameron, Hillary Clinton dhe Sharon Osbourne. Ajo ka seanca me trajnerin e saj personal Pete Geracimo, në veçanti kur niset për turne. Adele është emërtuar si kliente e "Drip Doctors" në Los Anxhelos, i cili kujdeset për vitaminat e saj. Ajo është edhe një adhuruese e kristaleve, dhe ka thënë se kur ka performuar në vitin 2016, kishte disa prej tyre në duar. Adele ka dy kurse me hipnoterapi në tentim të lënies së duhanit, një me Susan Hepburn dhe një tjetër me Max Kirsten.  

 

(Kosova Sot)