Të mërkurën hapet Panairi i Librit

  • 12 November 2018 - 10:10
Të mërkurën hapet Panairi i Librit

 Panairi i 21-të i Librit "Tirana 2018" çel siparin e aktiviteteve të mërkurën, më datë 14 nëntor, me ceremoninë e hapjes së këtij edicioni. Çdo ditë është e mbushur me aktivitete në stendat e Shtëpive Botuese, ku vihet re një vëmendje kushtuar librit për fëmijë dhe vogëlushëve. Një ditë më pas, të enjten, 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën "Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?"Ndërkohë më pas do të ketë aktivitete të ndryshme prezantuese dhe dskutime me shkrimtarë e përkthyes, veprat e të cilëve do të jenë pjesë e panairit, ndërsa të shtunën më datë 17 Nëntor, ora 12:00, do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Panairit të Librit "Tirana 2018".

 

(Kosova Sot)