Kalaja shkatërrohet nga gërmuesit ilegalë të arit

  • 12 November 2018 - 10:17
Kalaja shkatërrohet nga gërmuesit ilegalë të arit

Përveç dëmtimeve të vazhdueshme dhe papastërtisë, kalaja e Tetovës së fundmi ka një armik të ri. Gërmuesit jolegalë dhe të paidentifikuar në kërkim të arit, përveçqë gërmojnë tokën brenda dhe rreth kalasë, kanë shpuar edhe muret e saj. Kalaja është lënë pas dore nga institucionet dhe dita- ditës po shkatërrohet. Banorët shprehet të mllefosur ndaj institucioneve që gjithnjë e më tepër po tregohen neglizhentë ndaj këtij monumenti historik. Edhe përkundër premtimit që muaj më parë bëri drejtori i Muzeut të Tetovës, kalaja për momentin nuk ka as ndriçim, as mirëmbajtje dhe as roje.

 

(Kosova Sot)