Rrëfimi për çiftin e mbërthyer nga mërzia

  • 13 November 2018 - 16:12
Rrëfimi për çiftin e mbërthyer nga mërzia

Hallie dhe Owen provojnë fatin në lidhje të tjera të dashurisë

Me aktorë të njohur në rolet kryesore, si Emma Roberts, ky film mund të ballafaqohet me shikueshmëri të vogël, meqë në platforma të ndryshme ka shumë filma të tillë, apo të ngjashëm Në fakt, janë dy çiftet të cilat, në filmin debutues të regjisorit Sam Boyd, përpiqen që të vendosin a të vazhdojnë bashkë, apo të ndahen. Një ekip mbresëlënës dhe fotogjenik i aktorëve ofrojnë një produkt final, një film komercial, me një ngjarje të cilës, përndryshe, i mungon veçantia dhe merret me soditje rreth romancës moderne. Me aktorë të njohur në rolet kryesore, si Emma Roberts, ky film mund të ballafaqohet me shikueshmëri të vogël, meqë në platforma të ndryshme ka shumë filma të tillë, apo të ngjashëm. Jetojnë në apartamente të ndara Roberts dhe Michael Angarano luajnë rolin e çiftit Hallie dhe Owen, një çifti nga Los Anxhelesi, që ia del të lëvizë në perëndim të Nju Jorkut, derisa vazhdojnë që të jetojnë në apartamente të ndara. Edhe pse Hallie nuk duket aq e përshtatshme me Owenin (ajo shkon me të në një ndejë të 4 korrikut, vetëm për t'u larguar nga ai sapo fillojnë të shkëlqejnë fishekzjarrët) asaj nuk i pëlqen aspak rezistenca e tij për bashkëjetesë. Pasi që ajo vazhdimisht ia përmend atij këtë mundësi, Owen i përgjigjet se ka nevojë për më shumë kohë në vetmi, që ta marrë një vendim rreth kësaj çështjeje. Në ndërkohë, miqtë e çiftit Matt (Patrick Gibson) dhe Willa (Dree Hemingway) kanë filluar të 'nxehen'. Edhe pse skenari ofron çdo të dhënë të mundshme se kjo lidhje do të ballafaqohej me dështim, pjesa më e madhe e filmit i sheh ata në rolin e një çifti të afërt. Sa do të qëndrojë lidhja midis Mattit dhe Willas? A do të bien përsëri në dashuri Owen dhe Hallie? Është vështirë të thuhet, duke pasur parasysh skenarin shpesh jo bindës të Boyd-it. Kemi skena të meshkujve që diskutojnë në një kënd dhe të femrave, që diskutojnë në këndin tjetër, por që të gjithë bëjnë komente rreth 'dramës' dhe duke bërë vërejtje dhe konstatime në lidhje me romancën moderne. Xhelozia e herëpashershme Ne shikojmë derisa Hallie dhe Owen provojnë fatin në lidhje të tjera të dashurisë, ku përpjekjet e saj e bëjnë Owenin tepër xheloz, përkundër faktit se një xhelozi e tillë nuk ka fuqi që ta detyrojë atë për të vepruar. (Momenti më komik në këtë komedi jo romantike, sjell Owenin duke u ballafaquar me Hallien dhe me një aktor të njohur, të cilin ajo sapo e takon. I ofenduar që ata kishin dalë, gjoja, në takim në barin e tij të preferuar, ai i thotë aktorit se seria e tij e njohur TV 'sapo humbi një shikues', para se t'i uronte atij fat për sezonin tjetër. Angarano, i cili luajti versionin më të ri të personazhit të Patrick Fugitit në "Almost Famous", ka lindur për role të tilla, duke u ndarë nga e dashura, për t'u lidhur më pas me shumë femra, vetëm për punë seksi. Nëse kësaj ia shtoni edhe suksesin e pamundur të Mattit, atëherë nuk keni nevojë të shikoni emrat e aktorëve dhe ekipit, për të kuptuar se filmi "Relationship" ka skenarin dhe regjinë të bërë nga një njeri. Edhe pse toni i filmit është miqësor dhe performanca e artistëve, kryesisht është profesionale, është vështirë të të interesojë nëse këta katër njerëz do të jetojnë të lumtur përgjithmonë, apo kurrë më nuk do ta shohin njëri-tjetrin. 

(Kosova Sot)